Kryeministri Berisha: Qeveria është absolutisht e vendosur të kompensojë këta qytetarë, qindarkë për qindarkë për humbjet e tyre
Pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile në Shkodër, në përgjigje të interesimit të mediave, kryeministri Berisha bëri një përmbledhje të takimit të mbyllur me anëtarët e shtabit, deputetët e Qarkut të Shkodrës, si dhe të gjithë të pranishmit, duke hedhur dritë mbi fazat e mëtejshme të veprimtarisë dhe të masave që do të ndërmerren në zonat e përmbytura.
Në lidhje me masat që do të merren për normalizimin e situatës, Kryeministri Berisha u shpreh:
Qeveria është absolutisht e vendosur të kompensojë këta qytetarë, qindarkë për qindarkë për humbjet e tyre. Për të vlerësuar përmasat e përmbytjes, për bazë do të merren fotot satelitore të agjencive më serioze të botës të fatkeqësive natyrore, të cilat do t’i bëjmë disponibël dhe të do instalohet e gjithë teknologjia, në mënyrë që çdo gjë të faktohet mbi bazën e një fotografie, që shkon në centimetra. Së dyti është evakuar një sipërfaqe shumë e madhe e ujërave, por ka ngelur sërish një sipërfaqe e madhe, në Bushat, Velipojë, në Trushin e Poshtëm, Dajçi, pra sërish kemi një sasi të madhe uji për t’u evakuar. U vendos nesër të shqyrtohen këto ndërhyrje:
Hidrovori i çasit, i cili ka një rol kryesor.Thellimi i kanalit të Vilunit dhe kanalit që evakuon ujin në Vilun. Kjo nëpërmjet eskavatorit që do të sillet me rimorkiator dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë e një tranpsortit me rimokarkiator të një drage, që janë makinat më të fuqishme për kanalet.Në anën e Bunës, në mënyrë që të nxjerrim ose që të shpejtojmë nxjerrjen e rreth 100-150 shtëpive që janë nën ujë në zonën e çasit, po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të disa platformave betoni, ku të vendosen një seri pompash të fuqishme, të lëvizshme për të evakuuar ujin dhe për ta hedhur drejt Bunës.Po studiohen të gjitha mundësitë e fuqizimit, të mëtejshëm të hidrovorit të çasit, kjo përsa i përket liqenit ekzistues. Sanifikimi i zonës dhe shmangia me çdo kusht e një epidemie, për shkaqe tashmë të njohura, fillimi i trajtimit të puseve në mënyrë që ato gradualisht të kthehen në shërbim të familjarëve, krijimi i rezervuareve të mëdhenj me çisterna për ujë të pijshëm, në qendra të fshatrave, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm i familjeve, krahas furnizimit me ushqime, ngelet një detyrë tjetër e Komitetit Ndëministror. Komiteti Ndërministror ka marrë porosi në përputhje me inventarin e gjësë së gjallë. Fatmirësisht kjo është një zonë me gjë të gjallë të matrikuluar, pra ka një regjistrim shumë të mirë të krerëve të gjedhëve, të imëtave, të derrave, kuajve dhe të gjithë bagëtive. Pra mbi bazën e këtij inventari, qeveria do të marrë masa për të garantuar një bazë ushqimore, që i mbështet familjet e zonave të përmbytura gjatë dy muajve që vijnë, shkurti dhe marsi. Prilli është pranverë dhe shpresohet që ushqimi të jetë më i lehët për të gjithë.
Për ta përmbyllur qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte për të përcaktuar detyra të reja në një etapë të re të fatkeqësisë natyrore. Ishte për të mbajtur të njëjtin ritëm, të njëjtin veprim të vendosur në Komitetin Ndërministror dhe në të gjitha strukturat shtetërore që menaxhuan, një ndër fatkeqësitë më të mëdha natyrore të ndodhura në këtë qytet dhe në zonën e Veriut, do të thoja më përkushtim më të madhe, duke mos patur të humbur sot as edhe një jetë të vetme njeriu. Unë mund t’u them se dëmet në gjënë e gjallë janë shumë minimale, dëmet e tjera nuk janë të vogla, por janë plotësisht të riparueshme. Të gjitha ministritë dhe agjensitë e vendit kanë marrë porosi, që të nisin menjëherë, gjatë këtyre ditëve, të mendojnë për investimet imediate që duhet të fillojnë, së pari në tërë sistemin e argjinaturave. Kësaj radhe, argjinatura e Kirit ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer, por ama duhet të studiohen prurjet dhe në rast se ka nevojë për shtrirje të tjera, pasi dihet se Kiri është një lumë shumë i ashpër, shumë i rrëmbyeshëm dhe problematik për qytetin; do të studiohet i gjithë rajoni i derdhjes së Drinit në Bunë, nga lagjja te Xhamia e Plumbit dhe me radhë të përcaktohen rrugët se si Drini të jetë më i disiplinuar; do të ndërhyhet me shpejtësi në të gjitha argjinaturat e Nënshkodrës, të Dajçit, të çasit, kudo që janë në mënyrë që këto argjinatura të kenë forcën, rezistencën dhe të jenë në lartësinë e duhur. Por është e sigurtë që ka patur dhe ndërhyrje nga dora e njeriut. Por unë nuk kam ndonjë vërejtje, pasi kanë ndërhyrë për asnjë qellim tjetër, vetëm për të shmangur më të keqen, çka do të thotë që këto lloj ndërhyrjesh duhet të jenë të studiuara dhe duhet që ato të funksionojnë në mënyrë të programuar dhe jo në mënyrë spontane. Pra në tërësi kjo ishte brendia e asaj që u diskutua, pasi ju u larguat.
Pyetje së gazetarëve, lidhur me deklaratat e opozitës të bëra sot, përsa i përket situatës kryeministri Berisha iu përgjigj:
Që nga kohërat, kur njeriu nisi të shndërrohet në njeri të qytetëruar, çka do të thotë njeriu i përgjegjësisë, njeriu i qytetëruar është njeriu i përgjegjësive për veten, për familjen, për komshiun, për rrugën, për rrugicën, për fshatin, për qytetin, për çdo gjë, për vendin. Ky është i tipari dalluese dhe prandaj është huazuar nga “qyteti”, për të folur për njeri të qytetëruar, njeri që mban përgjegjësi më të mëdha se për veten e tij. Fatkeqësitë nuk i kanë ndarë, por i kanë bashkuar njerëzit. Dhe kjo është e vërtetë. Po të shkoni ju në Dajç, ju nuk parë në mënyrë absolute, as edhe një lloj dallimi as partiak, as politik, as fetar, as moshor, asgjë përkundrazi, keni parë një solidaritet se si të përballen më mirë me fatkeqësitë. Dhe këtu dua të them se opozita ka qenë e përfaqësuar me dinjitet nga të gjithë kryepleqtë, ku kryetari i komunës së Dajçit, më ka informuar më duket se shumica e kryepleqve në Dajç, i përkasin Partisë Socialiste. E kanë bërë detyrën në mënyrë të përsosur, kanë punuar me përkushtim të madh. Në tërësi opozita ka qenë në këto pozicione. Ka patur pastaj ndonjë që ka dashur të bëjë atë që Shkodra e quan “sherrbudallë”, e ka imponuar veten vetë. Apo të shpërndajë simite, të cilat prapë Shkodra nuk i ha. Ky është i gjithë problemi. Unë mendoj se këtu ka pasur një solidaritet të madh, pa kurrfarë dallimesh. Kanë qenë ca qëndrime pastaj, por përpjekjet për ta shfrytëzuar në mënyrë politike fatkeqësinë asnjëherë nuk shpërblejnë.
Lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në parlament dhe a ka ndonjë ftesë nga maxhoranca kundrejt saj, kryeministri Berisha u përgjigj:E vërteta është kjo që ne nesër do të mblidheshim për shënuar fillimin që përcakton Kushtetuta, të hënë e tretë. Por absolutisht, jo në seancë plenare, veçse në komisione. Pse jo në seancë plenare? Pasi duhet të punojnë komisionet që të furnizojnë seancën plenare, të parapërgatitin ligje, marrëveshje etj. Komisionet nuk filluar. Eksponentë të opozitë dhe rastisi deputetë nga opozita të Shkodrës, u shprehën në mënyrë eksplicite, në mënyrë shumë të qartë, në rast se do të mblidhet seancë e jashtëzakonshme, ne do të marrim pjesë. Ky ishte një veprim shumë i përgjegjshëm, së pari për të shprehur solidaritetin, së dyti për të debatuar për të gjithë këtë problematikë dhe kjo është normale. E njëjta çështje u ripërsërit nga njëra nga zëdhënëset e Partisë Socialiste, por mesa duket nesër urdhri politik është i tillë, që ata nuk do të mund të marrin pjesë në debatin që zhvillohet. Ndërkohë ne nuk tërheqim seancën, seanca do të zhvillohet në mënyrë që zyrtarët, qeveritarët, deputetët të debatojnë, të diskutojnë për situatën dhe të japin mendime për zgjidhjet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, në mënyrë që një mrekulli ujore, pasi Shkodra përbën një zonë, një mrekulli të vërtetë të ujërave dhe të mjedisit përreth, të mos mund të shndërrohet ose të bëhet çdo gjë që të mos mund të shndërrohet në fatkeqësi natyrore. Pra ne do të bëjmë seancën, e nisëm për kërkesë të opozitës, pasi është normale. Ju të gjithë e keni parë që deputetët e Shkodrës, deputetë e tjerë jo të Shkodrës, ministra, zv/ministra, drejtues agjencish kanë qenë ditë e natë dhe është menduar se debati më i mirë është të punojmë dhe të ndihmojnë qytetarët. Por kur opozita e kërkon dhe thashë në rast se kjo do të bëhej, atëherë do të ishte e gabuar nëse kjo mundësi nuk i krijohej. Nuk ka patur asnjë lloj qëllim tjetër përveç plotësimit të një kërkese legjitime të saj. 17/01/2010