Presidenti Topi niset për në Mal të Zi për të përuruar Panairin IX të Librit në Ulqin.

27 korrik 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, në krye të një delegacioni shqiptar, niset sot për në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në çeljen e Panairit IX të Librit, që do të zhvillohet në qytetin historik të Ulqinit.
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, Presidenti Topi së bashku me homologun e tij, Presidentin malazez, Filip Vujanoviç do të përurojnë ngritjen e siparit të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor rajonal.
Panairi i Librit të Ulqinit, i cili këtë viti mbërrin në edicionin e nëntë të tij, zhvillohet nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga si dhe me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave dhe Pakicave Kombëtare të Malit të Zi. Në këtë Panair gjejnë hapësirë ekspozimi libra letrarë në prozë e në poezi, studime albanologjike, historike, enciklopedike, fjalorë me autorë dhe shtëpi të ndryshme botuese nga të gjitha trevat e populluara nga shqiptarët: nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, etj.