Presidenti Topi përuron hapjen e Panariti IX të Librit, Ulqin 2009.

27 korrik 2009
Ulqin, Mal i Zi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, së bashku me homologun e tij, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç përuroi sonte çeljen e Panairit IX të Librit, Ulqin 2009.
Gjatë zhvillimit të ceremonisë përuruese, Presidenti Topi në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Sonte të gjithë marrim diçka nga shkëlqimi i kësaj feste, sepse një Panair Libri, është një festë e mendjes dhe e zemrës. Vendet tona janë truall i begatë i legjendave, baladave, eposeve epike të asaj kulture gojore të pakrahasueshme që i ka paraprirë kulturës së shkruar, ndërsa sot vërejmë që edhe kultura e shkruar është në sintoni me kërkesat e kohës.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që rrugëtimi i librit nëpër histori nuk ka qenë i lehtë, madje ka qënë i vështirë dhe me pengesa për më tepër në Ballkan. Të gjithë jemi dëshmitarë, se ato i përkasin së kaluarës dhe mbi to është ndërtuar një realitet i ri bashkëpunues dhe njohës.”
Duke u ndaluar më tej në rëndësinë e këtij Panairi të Librit, Kreu i shtetit shqiptar vuri në dukje se: “Shtëpitë botuese që vijnë natyrshëm nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi e nga shteti i ri i Kosovës me librat e tyre të shumëllojshëm, janë tregues të një klime të re demokratike, të një vendosmërie shpirtërore e intelektuale për të lënë pas çdo reminishencë të së kaluarës.
Tek popujt gjithmonë ka një ndërlidhje të drejtë ndërmjet librit, mentalitetit popullor, zhvillimit politik, ekonomik e qytetar, sepse libri është kodifikuesi i dijeve dhe burim kryesor i zhvillimit”.
Presidenti Topi e mbylli fjalën e tij përshëndetëse duke nënvizuar edhe efektin e këtij ekspozimi të kulturës së shkruar shqiptare në rajon si një përparësi të politikave të afrimit mes popujve dhe bashkëjetesës e bashkëpunimit në rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian: “Në veçanti, një përshëndetje vëllazërore dua t’ua dërgoj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, të cilët janë një faktor i shkëlqyer bashkëjetese, bashkëpunimi, paqeje e stabiliteti, një komunitet, i cili po e rrit ndjeshëm kontributin e tij demokratik në këtë shtet, në të gjitha fushat e jetës!
Tradita e krijuar me këtë Panair tregon gjithashtu që shqiptarët e Malit të Zi, duan gjuhën, duan librin, duan kulturën si shprehje të identitetit të tyre, identitet që duhet ruajtur dhe forcuar, sepse ai është pasuri dhe trashëgimi e përbashkët kulturore e këtij vendi, që po synon bashkim të shpejtë me familjen evropiane.
Sonte na përforcohet konstatimi dhe bindja, se libri duhet të mbetet një përparësi e politikave tona kulturore shkencore, por edhe ekonomike e sociale. Ne shtetet dhe popujt e Ballkanit, mund dhe duhet të punojmë së bashku, për të rritur akoma më tej bashkëpunimin akademik, universitar e kulturor, duke eksploruar përvojat më të mira të BE-së, sepse kështu krijojmë një hapësirë kulturore pa kufij, domosdoshmëri kjo për një mentalitet integrues, kryefjalë e së tashmes dhe e së ardhmes”.
Në festën përururese të Panairit IX të Librit në Ulqin, ishin të pranishëm politikanë, shkrimtarë, artistë, personalitete të shquara në fushën e kulturës dhe të letërsisë, botues si dhe pushues duke vizituar stendat e shumta ku ishin të ekspozuar mijëra tituj dhe në të morën pjesë dhjetëra shtëpi botuese shqiptare nga mbarë rajoni.