E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi përfundon vizitën e tij zyrtare në Turqi.

27 nëntor 2008
Stamboll, Turqi

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Turqisë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi dhe Universitetin e Bosforit, ish-Robert kolegjin në Stamboll, ku u prit nga Rektori, Prof. Dr. Kadri Ezcaldiran në Zyrën e Presidentit dhe Qendrën e Konferencave.

Presidenti Topi pa nga afër godinat, mjediset dhe kampusin universitar, ku ka studiuar dikur dhe i ati i tij, si dhe u njoh nga shoqëruesit gjatë kësaj vizite me historikun dhe disa prej kurikulave kryesore të këtij Universiteti. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit u takua dhe u përshëndet me disa studentë shqiptarë që ndjekin studimet e larta në këtë institucion arsimor. Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Universitetit me famë të Bosforit, të themeluar që më 1863 nga misionari amerikan, Sajrus Hemlin.

Vizita e Presidentit Topi, së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin që i shoqëron përmbyllën vizitën zyrtare dyditore me një vizitë në Pallatin historik “Dollmabaçe”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›