Presidenti Topi përshëndet Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS-it

1 dhjetor 2011
Presidenti i Repuiblikës, Prof. Dr. Bamir Topi, ishte i pranishëm sot pasdite në koncertin e bamirësisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS-it, të organizuar nga “Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës’ në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Kreu i Shtetit, duke e marrë fjalën me këtë rast, u shpreh: “Mirëmbrëma të gjithëve! Unë ju përshëndes përzemërsisht!
Ka dhjetëra mënyra për ta nisur fjalën time sonte. Dëshiroj që këto fjalë të shquara, mbas këtij mesazhi kaq të prekshëm, do të doja ta lija kështu të mbyllur, për t’i thënë këto fjalë, ashtu siç do të dalin tani, nga zemra, me një emocion të fortë, por edhe me një përgjegjësi të madhe! Unë nuk dëshiroj që mesazhi im sot të jetë i gjatë! Do të jetë një mesazh shumë konçiz, sepse vetë prania juaj këtu, vetë pjesëmarrja e mjaft artistëve, tregon që ky nuk është aksion që vjen nga një individ, qoftë edhe kryetar shteti. Besoj, tashmë dihet që HIV/AIDS-i është një problem global. Është një problem botëror, është një problem shëndetësor, është një problem shoqëror, është një problem psikologjik. Letra e 38-vjeçarit e demonstron thellë reflektimin e tij, nuk them të padobishëm, sepse njeriu për çdo gjë në jetë reflekton. Por ai qe një gabim njerëzor, jam i sigurt. Reflektimi nuk është më për konsum personal, reflektimi i tij e çon mesazhin më mirë se kushdo tjetër tek mbarë shoqëria. Kjo mbrëmje sot na bind për këtë. Sot të gjitha agjencitë e lajmeve, qysh në mëngjes herët, i fillonin edicionet e tyre pikërisht me Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS-it, që do të thotë që sensibilizimi politik, sensibilizimi social, mediatik, është mbarë botëror, që do të thotë që kjo sëmundje, që vjen nga larg, nga vitet ’60-të, tashmë nuk është më e izoluar. Por, në të njëjtën kohë, kjo sëmundje konsiderohet globale, në të njëjtën kohë nga mjekësia, e cila ndonëse është pak mbrapa, gjithsesi ka korrur sukseset e para. Sot, lajmet vinin që në Afrikë, pikërisht në vatrën fillestare të kësaj sëmundjeje kaq të trishtueshme, do të thoja, vinin lajmet e mira që fëmijët që marrin sëmundjen, që marrin virusin në rrugë vertikale, tashmë falë mjekësisë moderne, lindin të shëndoshë. Dhe ky është një lajm i gëzuar.
Por besoj, ju të gjithë e dini, që gjëja më e mirë në këtë botë, sikurse e thotë dhe mjekësia latine, mjekësia e vjetër, është më mirë të parandalosh diçka, se sa ta mjekosh. Kjo është një sëmundje, e cila përveç vuajtjes shëndetësore, shoqërohet patjetër me një trishtim tjetër. Njeriu e shikon veten në një moment gati-gati të izoluar, bile jo thjesht nga shoqëria, por ndonjëherë për shkak të paragjykimit, edhe nga familjarët.
Ju që jeni sot këtu, jeni pjesa më e sensibilizuar. Unë jam i bindur që juve sot nuk keni ardhur thjesht për të parë një spektakël. Ju keni ardhur, sepse jeni një pjesë e emancipuar dhe sikurse të gjithë ata që janë sonte këtu, japin një mesazh, unë jam i bindur që ju të gjithë do të jepni një mesazh tek të gjithë shokët tuaj, por edhe tek ata që janë më pak të informuar për këtë punë. Të gjithë, gjithë rinia padyshim, çdo brez rinie, i ka në memorie artistë të mëdhenj të artit, të muzikës moderne, solistë kompleksesh të mëdhenj botërorë, të cilët u infektuan dhe nuk patën çfarë të bënin. Pra, është një sëmundje, e cila duhet marrë seriozisht.
Unë nuk dëshiroj të futem në apelet që japin mjekët, por që japin patjetër edhe mësuesit nëpër shkolla, sepse ato janë tashmë apele të njohura dhe fatmirësisht janë apele që dalin jashtë çdo lloj tabuje, që dikur vërtet, as në komunikime shoku me shokun nuk ishin në gjendje të komunikonim në këtë mënyrë. Sot është një shoqëri e hapur dhe shoqëria e hapur, natyrisht ofron, sikurse të ofron çdo ekuilibër jeta – të ofron edhe mundësi, por ofron edhe rrezikun. Pra të jemi të informuar.
Me zotin Stojku po komunikoja për rastet klinike që janë në Shqipëri. Janë 478. Mos harroni, janë 478 raste, por në 3% të depistimit. Kjo do të thotë që së pari, shoqëria jonë duhet të dijë të ketë edukatën shëndetësore, të kontrollohet, të diagnostikohet për të njohur veten, për të njohur partnerin, sepse përgjegjësia nuk është më thjesht individuale. Mendoni që njerëzit martohen, lindin fëmijë dhe gjithçka duhet të parandalohet në këtë mënyrë.
Sot është një apel për të gjithë strukturat, qofshin këto struktura shëndetësore, qofshin këto struktura edukative: që të gjithë së bashku, sidomos në këtë ditë sensibilizuese për të gjithë, të bëhen bashkë me një zë të përbashkët për ta çuar këtë apel tek e gjithë shoqëria. Unë dëshiroj të falenderoj ‘Unionin Shqiptar për Cilësinë e Jetës’ për mënyrën se si e ka organizuar! Kjo ditë vërtet është një ditë ndërkombëtare sensibilizimi, por ky sensibilizim duhet të vijë në çdo çast të jetës! Një çast është ai. Respektoni çastin! Çasti vërtet mund të sjellë pasoja të parikuperueshme. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, të rinj dhe të reja, gëzojeni jetën! Jeta gëzohet duke ditur rrugët se ku do të shkoni. Jam i bindur që rinia e sotme është e emancipuar, është e hapur, por di ta jetojë jetën, di ta shijojë jetën dhe di ta kontrollojë vetveten. Edhe njëherë në këtë ditë, unë ju uroj të gjithëve që të jeni përçues të këtyre mesazheve që ju i dini po aq mirë sa edhe unë! Falemnderit dhe urime!”
Në përfundim, Presidenti Topi së bashku me drejtuesit e “Unionit Shqiptar për Cilësinë e Jetës” u dhanë UNFPA-së dhe “Qendrës Mjekësore IKEDA” dy medalje mirënjohjeje për kontributin e tyre të veçantë në luftën kundër HIV/AIDS-it.