Presidenti Topi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Leka Zogu I

2 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, i shprehën sot paradite ngushëllimet më të sinqerta Familjes Mbretërore për ndarjen nga jeta të Leka Zogu I.
Kreu i Shtetit dhe Zonjën e Parë vizituan sot oborrin mbretëror duke i shprehur personalisht ngushëllimet për humbjen e pazëvendësueshme të pretendentit të fronit familjarëve e në mënyrë të veçantë djalit të tij, Leka Zogu II si dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të njërës prej figurave më të rëndësishme atdhetare e antikomuniste shqiptare, i cili me përkushtim dhe devotshmëri, ia kushtoi jetën përpjekjeve të vazhdueshme në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Pas lënies së një shënimi në Librin e Zisë të vendosur me këtë rast në mjediset e Oborrit Mbretëror, Presidenti i Republikës rishprehu ngushëllimet dhe vlerësimet edhe para përfaqësuesve të shumtë medias, duke theksuar: “Erdha të ngushëlloj nga afër Familjen Mbretërore për humbjen e Leka Zogu I. Sigurisht ndava me Princ Lekës dhimbjen, e cila nuk është vetëm e familjes, por e mbarë shoqërisë shqiptare që sot respekton një njeri, i cili ndonëse pati një jetë shumë të vështirë larg Shqipërisë, asnjëherë nuk iu shmang detyrimeve qytetare për të qenë një patriot dhe për të kontribuar për çështjen kombëtare.
Natyrisht që Familja Mbretërore erdhi në Shqipëri e mbushur plot, qysh nga Mbretëresha Geraldinë, por edhe të tjerë përfaqësues të familjes. Natyrisht jeta bën të vetën. Njerëzit largohen nga kjo jetë, por unë i uroj Princ Lekës që të t’i japë gëzim kësaj shtëpie, ta mbushë me trashëgimtarë dhe të jetë në vazhdim të traditës së paraardhësve të tij për të kontribuar për çështjen kombëtare. Shqipëria sot ka nevojë për çdo njeri për të kontribuar për të ardhmen e këtij vendi që sigurisht është dhe ka qenë edhe në ëndrrat e të gjithë patriotëve shqiptarë për të qenë pjesë e Evropës së qytetëruar. Edhe njëherë, ngushëllime për të gjithë ata që e kanë dashur dhe që e duan këtë familje me kontribute të jashtëzakonshme në historinë e Shqipërisë.”