Presidenti Topi bën homazhe për nder të Leka Zogu I

3 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu, nderoi sot në mesditë me respekt kujtimin e Leka Zogu I. Në homazhet e zhvilluara në mjediset e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kreu i Shtetit shqiptar vendosi një kurorë me lule dhe u përul në shenjë nderimi para trupit të pajetë të Leka Zogut I, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta djalit të tij, Pric Lekës si dhe familjarëve e të afërmve të të ndjerit.
Pas ceremonisë shtetërore funebre, Presidenti Topi ishte i pranishëm në përcjelljen e Leka Zogu I për në banesën e fundit.