Presidenti Topi pret Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, David Kohen

31 maj 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Shqipëri, David Kohen. Temë e bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe vullneti reciprok për t'i çuar përpara edhe në të ardhmen. Presidenti Topi përshëndeti si një moment të veçantë hapjen e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, si një mundësi direkte për zgjerimin e marrëdhënieve në sektorë me interes reciprok dhe forcimin e miqësisë mes dy popujve e vendeve tona.
Pasi i bëri një panoramë të mundësive që ofron Shqipëria, Presidenti Topi shprehu besimin se burimet e shumta natyrore të vendit tonë do të jenë me mjaft interes për investitorët izraelitë.
Nga ana e tij, Ambasadori Kohen i përcolli Kreut të Shtetit shqiptar përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Izraelit, Shimon Perez dhe i dorëzoi një ftesë të Presidentit të Izraelit për të marrë pjesë në Konferencën e katërt Presidenciale "Përballja me të ardhmen" që do mbahet në Jeruzalem më 19-21 qershor 2012, nën patronazhin e Presidentit Shimon Perez. Presidenti Topi e falenderoi Ambasadorin Kohen dhe e pranoi ftesën me kënaqësi. Konferenca presidenciale do të mbledhë liderë botërorë, studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe aktivistë, shkencëtarë, biznesmenë, ekonomistë e industrialistë, përfaqësues të brezit të liderëve të ardhshëm nga e gjithë bota.