E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone Aleksander Arvizu.

6 dhjetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone Aleksander Armando Arvizu me rastin e paraqitjes se Letrave Kredenciale.

Kryetari i Shtetit shqiptar i uroi mireseardhjen ne Shqiperi Ambasadorit Arvizu dhe i shprehu atij mbeshtetjen e plote institucionale per permbushjen me sukses te detyres se tij diplomatike ne vendin tone.

Ne vijim midis dy personaliteteve te larta u zhvillua nje bisede e ngrohte e miqesore. Presidenti Topi ritheksoi vendosmerine e shtetit shqiptar dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur perkrah SHBA-se ne te gjitha sipermarrjet e saj ne funksion te thellimit te reformave demokratike te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne bote. Kryetari i Shtetit vleresoi mbeshtetjen kontributin dhe rolin e jashtezakonshem te SHBA-se si aktor i rendesishem ne thellimin e proceseve reformuese demokratike forcimin e institucioneve ne Shqiperi dhe permbushjen e standardeve ne funksion te integrimit euroatlantik te vendit. Ne vijim Presidenti i Republikes beri nje panorame te zhvillimeve te fundit ne vend duke u perqendruar ne perpjekjet konkrete te shtetit shqiptar ne reformimin e sistemit gjyqesor dhe atij te drejtesise konsolidimin e institucioneve dhe shoqerise demokratike ne luften ndaj korrupsionit krimit te organizuar etj.

Nga ana e tij Ambasadori Arvizu vuri ne dukje vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret si nje vend dhe popull qe kane nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan - theksoi Ambasadori Arvizu duke shtuar se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen edhe me tej.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›