Presidenti Topi pret Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga senatori Serxho De Gregorio.

2 mars 2010
Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s të kryesuar nga senatori italian Serxho De Gregorio në kuadër të vizitës së punës që po zhvillon në vendin tonë.
Pasi u uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm që Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë me partnerët euroatlantikë dhe veçanërisht me Italinë si vend fqinj, duke vënë në dukje gjithashtu kontributin e trupave tona ushtarake në misionet e ndryshme paqeruajtëse. “Si një ndër vendet anëtare të Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë vendi ynë do të jetë i angazhuar në vazhdimësi për përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në kuadër të NATO-s”, - u shpreh Kryetari i Shtetit.
Në vijim, Presidenti i Republikës e njohu z. De Gregorio dhe anëtarët e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilët vizitën e tyre të parë për vitin 2010 vendosën ta bënin në Shqipëri, me disa prej zhvillimeve më të fundit në vendin tonë, duke përshëndetur rëndësinë e rifillimit të dialogut politik, dhe më pas u përqendua kryesisht në përpjekjet për rritjen e standardeve dhe cilësisë të një vendi tashmë anëtar të Aleancës së Atlantikut. Presidenti Topi vuri në dukje se përmbushja me sukses dhe sa më e shpejtë e reformave integruese për të hyrë në gjirin e familjes evropiane janë një prioritet i shtetit shqiptar, por edhe përgjegjësi përpara shtetasve shqiptarë, si edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë mbështetur në vazhdimësi konsolidimin e institucioneve dhe të një shoqërie demokratike në vendin tonë.
Nga ana e tij, Kryetari i Delegacionit të Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Serxho De Gregorio dhe anëtarët e tjerë shprehën kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin Topi duke vlerësuar kontributin e vyer e cilësor të dhënë nga paqeruajtësit shqiptarë në misionet anembanë botës si në Irak, Afganistan, Bosnje-Hercegovinë dhe Çad. Senatori italian De Gregorio vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të vendit tonë si faktor shumë i rëndësishëm për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin ballkanik duke siguruar gjithashtu që vendet partnere dhe mike do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmesën dhe mbështetjen e palëkundur për përmbushjen e aspiratave integruese everopiane të popullit shqiptar.