V E N D I M PËR CAKTIMIN E NUMRIT TË PËRFAQËSUESVE TË ORGANIZATAVE TË PUNËMARRËSVE DHE TË PUNËDHËNËSVE NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS
V E N D I M
PëR
CAKTIMIN E NUMRIT Të PëRFAQëSUESVE Të ORGANIZATAVE Të PUNëMARRëSVE DHE Të PUNëDHëNëSVE Në KëSHILLIN KOMBëTAR Të PUNëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 200, të ligjit nr.7961, datë 12. 7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përfaqësuesit e organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës të jenë, si më poshtë vijon:
A. Për organizatat e punëmarrësve:
a) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të
Shqipërisë (BSPSH) 3 anëtarë, 3 kandidatë;
b) Konfederata e Sindikatave të
Shqipërise (KSSH) 3 anëtarë, 3 kandidatë;
c) Unioni i Sindikatave të Punonjësve
të Shqipërisë (USPSH) 1 anëtar , 1 kandidat;
ç) Sindikata e Punonjësve të Naftës
të Shqipërisë (SPNSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
d) Federata e Sindikatave të Arsimit
dhe Shkencës (FSASH) 1 anëtar, 1 kandidat;
dh) Sindikata e Pavarur e Arsimit
të Shqipërisë (SPASH) 1 anëtar, 1 kandidat.
B. Për organizatat e punëdhënësve:
a) Këshilli i Organizatave të Punëdhënësve
të Shqipërisë (KOPSH) 2 anëtarë, 2 kandidatë;
b) Konfederata e Këshillave të Organizatave
të Punëdhënësve (KOP) 2 anëtarë, 2 kandidatë;
c) Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
(SHNSH) 2 anëtarë, 2 kandidatë;
ç) Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të
Veshjeve (DHKPV) 1 anëtar, 1 kandidat;
d) Konfederata e Industrialistëve të
Shqipërisë (Konfindustria Shqiptare) 1 anëtar, 1 kandidat;
dh) Bashkimi i Investitorëve dhe Industrialistëve
të Shqipërisë (BI&ISH) 1 anëtar, 1 kandidat;
e) Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) 1 anëtar, 1 kandidat.
2. Emërimi i anëtarëve dhe kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me propozimin e organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve.
3. Vendimi nr.477, datë 12.7.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e numrit të përfaqësuesve të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/02/2010