E Diel, 1 Nëntor 2026

Interviste e Presidentit Topi me Shqiperia pa viza ne televizionin Top Channel.

8 nentor 2010

Gazetari Ilir Paco Pershendetje zoti President

Presidenti Topi Pershendetje zoti Paco

Gazetari Ne fakt cili eshte komenti dhe ndjesia juaj e pare ne lidhje me kete proces kaq te rendesishem dhe kaq te pritur nga shqiptaret

Presidenti Topi Besoj qe publikisht e them ketu ne televizionin tuaj por do jete edhe pjese e nje mesazhi per publikun qe per mua personalisht dhe per shume te tjere eshte ngjarja e trete historike ne historine e kombit shqiptar se pari pavaresia e Shqiperise se dyti rrezimi i komunizmit dhe se treti rrezimi i mureve. Besoj eshte nje moment i jashtezakonshem i shumepritur dhe me te drejte cdo shqiptar sot ka te drejte ta festoje ta gezoje. Une besoj qe pavaresisht nga elemente te tjere te diskutimeve sot ky eshte dominanti per Shqiperine dhe shqiptaret. Duhet te flasim besoj vetem per kete dhe ta gezojme kete eveniment te jashtezakonshem qe eshte dhe do te mbetet i memorizuar ne historine e kombit.

Gazetari Cilat jane hapat qe e presin Shqiperine dhe ato kritere qe ajo duhet te plotesoje me pas Vjen e nesermja dhe te mos shkaktojme eufori ne fakt ne lidhje me kete te sotmen ndonese duhet festuar dhe jam dakord me mendimin tuaj zoti President.

Presidenti Topi Pse ju mendoni se e sotmja erdhi ne menyre te papritur Patjeter qe dita e sotme erdhi si rezultat mjaft proceseve qe une do i konsideroja me te vertete procese te nje evolucioni te thelle qe ka te beje me politiken shqiptare me jeten e institucioneve te Shqiperise por besoj edhe me nje maturitet te jashtezakonshem te shoqerise shqiptare ne vite. Ne jemi pjese e historise se Shqiperise te gjithe pa perjashtim e jetojme kete histori cdo dite dhe ndoshta ndryshimi per secilin nga ne vjen ne menyre te pakuptueshme. Por kur ben nje bilanc te viteve te cilat ne kemi kaluar mjafton ti referohesh memories fotografike apo filmike do te shohesh qe 20 vjet Shqiperia ka ndryshuar ne menyre te jashtezakonshme. Keshtu qe dita e sotme eshte pjese e nje evolucioni sikurse e thashe qe vertete perben ne vetvete nje revolucion por e nesermja patjeter eshte pjese e nje evolucioni te ri ne vazhdim qe do te sjelle ne nje te ardhme jo te larget edhe ate gezim te natyrshem qe do te vije edhe per integrimin e Shqiperise me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian.

Gazetari Por kemi edhe te nesermen e cila duket se do te na rezervoje disa kritika zoti President ne lidhje me progres raportin e Bashkimit Evropian. Mire eshte qe te flasim edhe per to. Cfare duhet te beje ne fakt politika shqiptare Kemi vetem te para disa diteve takimin e delegacionit te Parlamentit Evropian i cili shprehu zhgenjim ne fakt me ate qe po ndodh ne Shqiperi.

Presidenti Topi Zoti Paco une jam pjese e pandare e prononcimeve te perfaqesuesve te institucioneve dhe patjeter ne mesazhet e mia kam lene te kuptohet qe ne duhet te punojme akoma me shume. Por me lejoni ta ritheksoj qe cdo dite ka gezimin e vet dhe ky gezim i sotem natyrisht merr dhe simptomat e euforise. Ju me te drejte thoni qe ka nje dite tjeter neser. Nuk do te kete vetem nje dite por do te kete shume dite te cilat duhet te na bejne qe te mendojme me shume te punojme me shume te rrisim kohezionin me shume sepse eshte e vertete qe ne po shkojme ne familjen evropiane se pari nepermjet nje lirie te levizjes se njerezve por detyrimet per institucionet per politiken shqiptare per shoqerine shqiptare vazhdojne. Fatmiresisht une mendoj se kemi per te diskutuar kemi per te dialoguar kemi per te punuar kemi per te dhene produkt. Gjerat nuk jepen nje here e pergjithmone ne menyre statike. Jeta e institucioneve te Shqiperise eshte dinamike. Keshtu qe une preferoj duke iu rikthyer edhe nje here fjalise se pare dhe ketij mesazhi te sotem ne komunikim me ju qe kete dite une mendoj se duhet tia leme gezimit te cdo shqiptari qe pas shume dekadash arrin te marre nje pergjigje zyrtare institucionale nga vendet e Evropes qe i lejon ata te levizin te lire. Neser natyrisht qe kemi per te diskutuar kemi per te dhene prape mesazhe por une mendoj qe dominanti i dites se sotme nuk duhet te ngaterrohet nuk duhet te interferoje me asgje tjeter. Na lejoni te gezojme nje dite qe eshte nje dite e shumepritur

Gazetari Pa diskutim zoti President. Por perpara se te mbyllim kete lidhje do te doja tju pyesja se cili eshte mesazhi juaj per politiken shqiptare ne kete dite gezimi

Presidenti Topi Mesazhi eshte pikerisht ai qe une jap ne radhe te pare per qytetarin sepse edhe politika edhe partite politike jane ekstrakte te mendimit qytetar. Keshtu qe kur une jap nje mesazh per qytetaret natyrisht qe kam dhene mesazh edhe per partite politike. Besoj qe dita e sotme duhet te jape mundesine qe te rrisin me shume sensin e mirekuptimit te dialogut. Se paku dita e sotme duhet te jete nje dite feste. Neser rifillon serish debati politik qe eshte detyre e partive politike. Do te jepen mesazhe patjeter ne vazhdimesi edhe nga perfaqesuesit e institucioneve por deshiroj te mos jem inflacionist ne kerkesen time qe lereni diten e sotme ky eshte apeli im per te gjithe te jete nje dite gezimi nje dite feste dhe pastaj jeta do te vazhdoje ne menyre normale. Apeli im eshte ky partite politike institucionet duhet te japin nje shembull ne menyre qe edhe qytetaret ta respektojne kete vendim te vendeve te Bashkimit Evropian sepse vertete jepet mundesia per te levizur por besoj qe nuk jemi i vetmi vend qe kemi kete eksperience. Vendet e tjera e kane pasur perpara nesh. Serioziteti korrektesia per ta shfrytezuar kete akses per te hyre ne Bashkimin Evropian do i jape me shume premisa Shqiperise per te marre me shume pike edhe per statusin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Pra gjerat po ndertohen hap pas hapi. Ky eshte detyrimi i partive politike i institucioneve...

Gazetari Megjithate duket se politika nuk po e jep kete shembull te mire zoti President.

Presidenti Topi Une mos mendoni se nuk kam dhene mesazhe per politiken. Kam dhene mesazhe te here pas hershme dhe deshiroj tju them se mbetem i perkushtuar per te dhene mesazhe per sa i perket kesaj zyre ketij institucioni. Sigurisht qe nuk mundem te interferoj ne vullnetet e partive politike. Jane ata qe jane interprete te vullnetit te njerezve qe i kane votuar jane ata qe marrin vendime. Sigurisht Presidenti qendron mbi palet midis paleve kur kerkohet por gjithesesi vullnetet politike shprehen ne Parlament aty ku konsiderohet institucioni i sovranit. Atje projektohen vullnetet politike atje miratohen ligje atje miratohen rezoluta atje ndertohen institucione. Por dita e sotme duhet ti jape me shume predispozicon me shume motivim aktoreve te politikes qe gjerat e rendesishme qe jane dhe ne filozofine e ndertimit te Unionit Evropian te jene mbi bazen e nje koherence kur duhet dhe te nje debati atehere kur duhet sepse jo gjithcka sot mendoj qe realizohet me nje debat pa fund ka debat nuk ka demokraci pa debat. Por ne cdo lloj demokracie ka dhe nje produkt qe vjen nga debati.

Gazetari Tashme mbetet vetem Kosova zoti President. Sa optimist jeni se zhvillimet atje do ta lejojne nje nisje te shpejte te negociatave qofte per liberalizimin apo per marrjen pak me vone ndoshta te statusit te vendit kandidat

Presidenti Topi Une deshiroj te jem jashtezakonisht i qarte ne mesazhin tim per sa i perket vendeve te Bashkimit Evropian dhe qendrimit per Kosoven. Kosova sikurse e tha dhe pak me pare zoti Mustafaj te cilin e pershendes eshte pjese e nje realiteti integral ne Ballkan. Kosova pa marre parasysh te kaluaren e dhimbshme te banoreve shqiptare te saj nuk mund te mbetet nje vend i izoluar kur Ballkani prej kohesh e kam fjalen per Ballkanin Perendimor ka prezantuar nje filozofi te re te bashkepunimit. Ne ne menyre te vazhdueshme po shprehemi per nevojen e nje shengeni ballkanik. Keto politika jane realizuar me pjesen derrmuese te vendeve te Ballkanit dhe sot nuk mund te bejme hapa prapa aq me shume kur kjo ka te beje me Kosoven e cila ka pjesen me te martirizuar te shoqerive te Ballkanit Perendimor. Patjeter ne duke bere edhe vleresime krahasimore dhe me vende te tjera sikurse eshte Serbia per te cilen mendojme se edhe ata e kane vendin ne familjen euroatlantike por kur kane probleme substanciale me mbrojtjen e figurave kriminale te luftes ne ish-Jugosllavi nderkohe qe Kosova vertet ka problemet e veta politike keto probleme i prezantojne edhe shoqeri te stazhionuara ne demokraci pra jam i bindur qe Kosova do i kaloje keto dhe nga ky proces Kosova do te dale me e forte me e konsoliduar dhe ajo qe mbetet mbetet per te ndertuar realisht filozofine e ndertimit te shtetit multietnik ku te gjithe te ndihen te barabarte dhe besoj qe kjo eshte nje nder premisat qe do e bejne Kosoven shume shpejt qe te futet ne regjimin e liberalizimit te vizave. Pra per mua ceshtja e lirise se levizjes se qytetareve te Kosoves eshte nje ceshtje shume shume e shpejte.

Gazetari Zoti President ju falenderoj per kete koment te pare ne lidhje me liberalizimin e vizave Ju uroj pune te mbare

Presidenti Topi Dhe une ju falenderoj Sukses

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›