Presidenti Topi pret Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino

18 maj 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot paradite Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino duke zhvilluar me të një takim të veçantë pune, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.
Pasi theksoi kënaqësinë për këtë takim, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në të gjithë procesin e demokratizimit të Shqipërisë, në konsolidimin e institucioneve të saj si dhe në çuarjen përpara të rrugëtimit integrues të vendit tonë.
Presidenti Topi përshkroi një panoramë të situatës më të fundit politike, sidomos të asaj paszgjedhore në vend, si dhe të përpjekjeve institucionale në drejtim të përfundimit sipas standardeve ndërkombëtare të procesit të zgjedhjeve vendore, duke theksuar forcërisht nevojën për: “maturi, qetësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, respektim të ligjit, rendit ligjor dhe sidomos respektim të axhendës integruese evropiane të Shqipërisë nga të gjithë”. Gjithashtu Presidenti Topi ritheksoi se në pozicionin e Kryetarit të Shtetit shqiptar do të jetë përherë “respektues i Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë e shoqërorë, në interes të qytetarëve shqiptarë dhe përmbushjes së ëndrrës së tyre evropiane si dhe të stabilitetit të vendit.”
Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan faktin se vullneti i forcave politike në Shqipëri është me mjaft rëndësi për përparimin e integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian dhe plotësimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës si dhe detyrimeve të tjera që nevojiten për anëtarësimin në familjen evropiane. Në këtë prizëm, për t’i shërbyer axhendës evropiane të Shqipërisë, Presidenti Topi vlerësoi si “të një rëndësie historike edhe vizitën e pritshme në fund të kësaj jave të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo dhe delegacionit me zyrtarë të lartë të BE-së në Tiranë”.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, pasi shprehu falenderimet e tij për pritjen e rezervuar nga Presidenti Topi, vlerësoi punën dhe qëndrimin institucional rigoroz e konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kreut të Shtetit shqiptar.
Zyrtari i lartë i BE-së, zoti Sanino, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.