Presidenti Topi pret Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Per Vesterberg.

3 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Per Vesterberg dhe delegacionin e përbërë nga përfaqësues të partive të ndryshme parlamentare suedeze, që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi vlerësoi pozitivisht nivelin në rritje të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve tona dhe nënvizoi vullnetin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira, që ekzistojnë midis dy vendeve tona.
Duke bërë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve në vend, Presidenti Topi theksoi se reformat kushtetuese, zgjedhore dhe ato në drejtësi, mbeten faktorë të rëndësishëm, jo vetëm në ecurinë pozitive të zhvillimeve, por dhe në nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë. Në këtë kuadër, Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi faktin se diplomacia parlamentare mbetet fushë e rëndësishme bashkëpunimi, çka e dëshmon edhe vizita e z. Vesterberg në Shqipëri, si shumë e rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, dialogu dhe shkëmbimi përvojash të vlefshme.
Gjithashtu, Presidenti Topi, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, kërkoi të inkurajohet nxitja e angazhimit të kompanive dhe të investimeve suedeze në vendin tonë, pasi kuadri i nevojshëm ligjor dhe institucional dhe anëtarësimi i pritshëm i Shqipërisë në NATO, garantojnë sigurinë e veprimtarive dhe tërheqjes së investimeve në Shqipëri. Po kështu, Kryetari i shtetit shqiptar u shpreh se do të mirëpriste ndihmesën dhe mbështetjen suedeze në fushën strategjike të energjisë, bashkëpunimin në fushat e turizmit, infrastrukturës, etj.
Në takim, Kryetari i shtetit shqiptar vlerësoi gjithashtu mbështetjen dhe ndihmesën që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO. Duke qenë se Suedia është ndër përkrahëset më të forta të politikës së zgjerimit të BE-së, Presidenti Topi shprehu besimin në mbështetje të Shqipërisë dhe rajonit në rrugën drejt integrimit të plotë në BE.
Presidenti Topi vlerësoi lart mbështetjen e madhe që Suedia i ka dhënë shtetit të ri të Kosovës, duke qenë një ndër shtetet e para që ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 4 mars 2008.
Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit suedez, Per Vesterberg, pasi nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, shprehu mbështetjen e vendit të tij në forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve duke shprehur admirimin për përparimin e jashtëzakonshëm të shënuar nga vendi ynë gjatë viteve të fundit, duke shtuar se klima e mirë dhe e sigurtë në vendin tonë është e favorshme si për rritjen e shkëmbimeve tregtare-ekonomike, ashtu edhe për rritjen e interesit të investitorëve suedezë.
Kryeparlamentari suedez theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit politik e parlamentar si përsa i përket shkëmbimit të përvojave, ashtu edhe përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, kryerjen e suksesshme të reformave kyçe, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe arritjen e përmbushjen e standardeve integruese.
Z. Vesterberg i shprehu Kreut të shtetit shqiptar gatishmërinë e Suedisë dhe institucioneve të saj për mbështetjen dhe ndihmesën e pandërprerë në drejtim të realizimit të aspiratës së saj integruese në familjen e madhe evropiane.