Presidenti Topi pret Ministrin danez të Çështjeve Evropiane, Nikolai Vamen

15 maj 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në mbrëmje Ministrin e Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Nikolai Vamen, i cili shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori danez në vendin tonë, Karsten Ankjaer Jensen.
Pasi i uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe shprehu vullnetin për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e në të gjitha fushat. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, shtimit të projekteve në fushën shkencore, të turizmit, të arsimit e kulturës, etj.
Gjatë takimit, Presidenti Topi shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë për ndërtimin dhe forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor, sidomos në drejtim të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në strukturat evropiane, ku, aktualisht Mbretëria e Danimarkës kryeson Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit veçoi ndihmesën e madhe të Danimarkës në drejtim të krijimit dhe forcimit të institucionit të Avokatit të Popullit dhe vuri në dukje objektivin madhor të shtetit dhe të politikës së jashtme shqiptare, por dhe aspiratën më të madhe e demokratike të qytetarëve shqiptarë: për të qenë pjesë edhe zyrtarisht e familjes evropiane.
”Marrja nga Shqipëria e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, - theksoi Presidenti Topi në takim, - kërkon një angazhim maksimal të institucioneve dhe të klasës politike shqiptare, dialog serioz dhe sjellje dinjitoze të të gjithë aktorëve politikë, përkushtim dhe zbatim korrekt të legjislacionit në fuqi, si dhe një bashkëpunim intensiv me Presidencën daneze dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë”.
Ministri danez i Çështjeve Evropiane, Nikolai Vamen, nga ana e tij, pasi falënderoi Presidentin Topi për pritjen e rezervuar, vlerësoi me këtë rast kontributin e rëndësishëm dhe moderues të Presidentit Topi në të gjitha proceset integruese të Shqipërisë, si dhe rolin pozitiv të shtetit shqiptar në ruajtjen e qëndrueshmërisë, paqes e prosperitetit në Ballkan e më gjerë.
Duke bërë me dije se një ndër përparësitë e programit të presidencës daneze të radhës së Bashkimit Evropian, mbetet vazhdimësia e procesit të zgjerimit dhe ndihmesa ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për të marrë statusin e vendit kandidat, zoti Vamen garantoi përkrahjen e mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Danimarkës në përpjekjet e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër Ministri danez theksoi rëndësinë e përmbushjes së kritereve politike nga ana e Shqipërisë dhe përfundimin me sukses të reformave të nevojshme për anëtarësim si ajo zgjedhore, reforma parlamentare si dhe zgjedhja me konsensus e Kreut të ri të Shtetit shqiptar, i cili duhet të përfaqësojë unitetin e të gjithë popullit.