Presidenti Topi zhvillon një takim pune me gjyqtarët e Gjykatës amerikane të Apelit, Xhon Uoker dhe Kliford Uallas

15 maj 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë zhvilloi sot pasdite një takim pune me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uoker dhe Kliford Uallas, të cilët ndodhen në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, që po zhvillohet në Tiranë.
Dy gjyqtarët amerikanë me shumë përvojë juridike vunë në pah arritjet e Shqipërisë në të gjitha drejtimet, kryesisht në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në përparimet në sistemin e drejtësisë. Me këtë rast, zoti Uoker dhe zoti Uallas vlerësuan lart rolin dhe kontributin e rëndësishëm institucional e kushtetues të Presidentit Topi përgjatë të gjitha proceseve reformuese të sistemit gjyqësor në vendin tonë, duke theksuar si parësore ruajtjen në çdo hap të institucioneve ligjore nga fenomene të ndryshme korruptuese.
Duke prezantuar punën e tyre dhe rëndësinë e pavarësisë së institucioneve kushtetuese e ligjore, gjyqtarët amerikanë Uoker dhe Uallas u shprehën se “edhe njerëzit e drejtësisë kanë nevojë për më tepër inkurajim dhe mbështetje në kryerjen e detyrës së tyre”, duke theksuar se “në këtë mënyrë arrihet forcimi përfundimtar i shtetit ligjor dhe sigurimi i pavarësisë së plotë të tij”.
Presidenti Topi nga ana e tij, duke përshkruar reformat e ndërmarra në vitet e fundit, që nga ndryshimet në Kushtetutë, në sistemin gjyqësor, apo dhe mbi reformën zgjedhore, vuri në dukje se “interesat e politikës nuk duhet të ndikojnë në proceset vendimmarrëse të pushtetit gjyqësor, pasi në këtë mënyrë cënohet pavarësia e institucioneve të demokracisë dhe parimi i ndarjes së pushteteve”. “Gjyqtarët shqiptarë duhet të jenë vetë në gjendje të mbajnë lart integritetin e tyre profesional dhe moral, duke mos u ndikuar nga presionet politike apo ekonomike në dhënien e drejtësisë. Vetëm kështu Shqipëria dhe sistemi i saj i drejtësisë do të arrijë standardet e nevojshme për marrjen sa më të shpejtë të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, mundësisht brenda këtij viti që përkon me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar.” – theksoi Presidenti Topi.
Ndërkaq Presidenti Topi dhe dy gjyqtarët amerikanë ndanë të njëjtat pikëpamje mbi rëndësinë e veprimtarisë së gjyqtarëve, profesionalizmit dhe etikës së juristëve, të cilët duhet të jenë të paanshëm në dhënien e drejtësisë, të kenë më tepër kurajë në mënyrë që gjyqësori t’u shërbejë kërkesave dhe interesave të qytetarëve për drejtësi si dhe të përafrimit me standardet e vendeve më të përparuara demokratike perëndimore.