Presidenti Topi pret Presidentin e Dhomës Supreme të Kontrollit të Republikës së Polonisë, Jacek Jezierski.

17 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot në ambientet e Pallatit të Brigadave, Presidentin e Dhomës Supreme të Kontrollit të Republikës së Polonisë dhe Kryetarin e Bordit Drejtues të EUROSAI-t, Jacek Jezierski, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Presidenti Topi, pasi uroi mirëseardhjen, vuri në dukje nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha nivelet dhe shprehu mirënjohjen duke vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Polonisë i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin e saj me të drejta të plota në NATO dhe për të përmbushur aspiratën e saj integruese në Bashkimin Europian. Kreu i shtetit shqiptar e cilësoi hyrjen e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut si një moment shumë të rëndësishëm historik dhe tregues i rëndësishëm i ecurisë pozitive të demokracisë në Shqipëri.
Presidenti Topi vuri në pah punën e vyer të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka fituar tashmë fizionominë e qartë të një institucioni të pavarur, duke vlerësuar bashkëpunimin e frutshëm me institucionet homologe në përgjithësi, dhe me atë të drejtuar nga zoti Jezierski, gjë që ka influencuar në marrjen e përvojës dhe rritjen e standardeve të punës.
Nga ana e tij, Presidenti i Dhomës Supreme të Kontrollit të Republikës së Polonisë, z. Jacek Jezierski, pasi shprehu urimet më të mira për hyrjen e vendit tonë në NATO si dhe kënaqësinë që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri pikërisht disa ditë pas asaj ngjarjeje të rëndësishme historike, vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe shprehu bindjen në zgjerimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit më intensiv në të ardhmen mes dy vendeve tona. Në këtë kuadër u vlerësua si shumë pozitiv bashkëpunimi tepër konkret i punës mes dy institucioneve të kontrollit financiar si dhe marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar disa ditë më parë.
Gjithashtu, z. Jezierski vlerësoi përparimet dhe arritjet e vendit tonë dhe siguroi për mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme të vendit të tij në përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadorja e Polonisë në vendin tonë, zonja Irena Tatarzynska si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Robert Çeku.