Presidenti Topi pret një përfaqësi të përndjekurish politikë dhe të shpronësuarish nga Shkodra.

16 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot, me kërkesën e tyre në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të përbërë nga të shpronësuar dhe të përndjekur politikë nga Shkodra.
Përfaqësuesit e të përndjekurve nga Shkodra, të cilët rrjedhin nga familjet e shquara e me tradita të vyera patriotike si familja Serreqi, Bushati, Guraziu, Dani, Gurakuqi, Vocaj, etj, pasi e falenderuan Kreun e shtetit për pritjen dhe kohën e rezervuar për ta, i parashtruan shqetësimet dhe problemet e tyre lidhur me vështirësitë dhe me pengesat që ndeshin si shtresë shoqërore si përsa i përket dëmshpërblimit të të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit, ashtu çështjes delikate të kthimit të pronave.
Kryetari i shtetit shqiptar theksoi se i ka ndjekur gjithmonë me vëmendje të madhe dhe në vazhdimësi shqetësimet e tyre në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe me dëmshpëblimin e të përndjekurve politikë, sepse është një detyrim jo vetëm i Institucionit të Presidentit të Republikës, por edhe një detyrim moral e personal.
Presidenti Topi, pasi ndau me ta shqetësimet e tyre, u sugjeroi përfaqësuesve të të përndjekurve politikë dhe të shpronësuarve që të përdorin rrugët dhe mënyrat institucionale e demokratike për zgjidhjen e problemeve duke i siguruar gjithashtu që ata do të gëzojnë gjithmonë mbështetjen e tij të pakursyer si personale, ashtu edhe institucionale në cilësinë e Presidentit të Republikës.