Presidenti Topi pret ambasadorin belg Mishelsen

Presidenti Bamir Topi priti në ambientet e Pallatit të Brigadave Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Tiranë, Mark Mishelsen, i cili paraqiti Letrat-kredenciale. Ambasadori Mishelsen vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan në dobi të ruajtjes dhe rritjes së qëndrueshmërisë dhe paqes rajonale duke u shprehur se "kontributi i vendit tonë, me qëndrimin e tij të matur, meriton të cilësohet si një shembull i shkëlqyer për t'u ndjekur përsa i përket marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë". Kreu i shtetit, pasi bëri një panoramë të zhvillimeve më të fundit dhe reformave thelbësore të ndërrmara në Shqipëri për fuqizimin e institucioneve të pavaruara kushtetuese, ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e aspiratave integruese të popullit shqiptar, e siguroi ambasadorin belg për mbështetjen e plotë të Insti