Grabitje e pergjakshme ne nje banese ne Greqi, kapen dy te rinjte shqiptare

Nga korrespondenti i NOA, Nikos Samaras
Kastoria, 24 mars 14:58 NOA – Grabitje e përgjakshme në Greqi me protagonistë dy të rinj shqiptarë, emigrantë prej kohësh në vendin fqinjë.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se bëhet fjalë për dy djem nga Shqipëria, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, identiteti i të cilëve nuk u publikua.
Dy emigrantët që ishin të paligjshëm, gjenden përgjegjës për grabitjen që ndodhi sdje në orën 10.00 paradite në Hloi Kastorias, të Greqisë.
Nga hetimet që kreu, policia evidentoi se dy emigrantët hynë në banesën e një 55-vjeçari helen dhe pasi e qëlluan atë me hekur në kokë, e lanë të plagosur rëndë.
Në vazhdim, ata rrëmbyen të gjitha të hollat që gjetën në shtëpinë e viktimës së tyre dhe u larguan me shpejtësi, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së mundshme policore.
Por aventura ka marrë fund në mënyrë të padëshirueshme për dy të rinjtë shqiptarë pasi sot, pak pas mesdite, u arrestuan dhe tani gjenden në burgun lokal të qytetit verior grek, Kastoria.
Ndërkohë, 55-vjeçari i plagosur, u dërgua në spitalin vendor ku mjekët thanë se gjendja e tij mbetet e rëndë.
n.s/NOA