Manjani:Qeveria gënjeu për legalizimet

Kryetari i komisionit të ligjeve në Partinë Socialiste Ylli Manjani në një deklaratë për shtyp është shprehur se qeveria i gënjeu shqiptarët për legalizimin e banesave. Sipas tij legalizimi duhet të kishte mbaruar në fund të vitit të parë të qeverisjes së tyre. Procesi i legalizimeve në Shqipëri është turpi i shtetit të tranzicionit, ku Saliu dhe Shabani përfaqësojnë pjesën më të madhe të fajit ka theksuar Manjani. Ai gjashtu shtoi se PS-ja mbetet e angazhuar, që ky proces jo vetëm të përfundojë në kohë, por të fillojë procesi i urbanizimit të këtyre zonave duke i bërë ata familje pjesë të qytetit ku kanë zgjedhur të banojnë.