E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret kreun e ri të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla.

13 tetor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në një takim në Pallatin e Brigadave, kreun e ri të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, z. Adriatik Llalla, i cili mori në dorëzim detyrën nga paraardhësja e tij, znj. Fatmira Laskaj.

Kryetari i shtetit vlerësoi në këtë takim punën dhe rezultatet e arritura nga ky Inspektoriat nën drejtimin e znj. Laskaj dhe trajtoi me dy bashkëbiseduesit tema të veçanta të punës së këtij institucioni relativisht të ri. Presidenti Topi, pasi i shprehu urimet z. Llalla për detyrën, nënvizoi rëndësinë e këtij takimi, domethënien e dorëzimit të detyrës dhe vazhdimësinë e punës, duke theksuar gjithashtu se tradita e sukseshme e krijuar deri më tani, duhet ruajtur e përcjellë më tej.

Z. Adriatik Llalla, kreu i ri i ILDKP-së, e falenderoi Presidentin Topi për besimin dhe vlerësimin e figurës së tij duke garantuar njëkohësisht se do të vazhdojë punën me korrektesë, profesionalizëm e paanshmëri në vazhdën e traditës së krijuar tashmë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›