Presidenti Topi uron Mbretin Huan Karlos I me rastin e Festës Kombëtare të Spanjës.

12 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Mbretit të Spanjës, Huan Karlos I, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilën i përcjell popullit mik spanjoll urimet më të mira e më të përzemërta.
“Më lejoni, Madhëri që, me këtë rast të nënvizoj me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon dy vendet tona, si dhe të shpreh besimin në forcimin e zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Duke Ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.