E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret kryeparlamentarin Jakup Krasniqi

Kosova

Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi priti dje ne mesdite Kryetarin e Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe delegacionin qe e shoqeron ne kuader te vizites zyrtare ne vendin tone. Dy personalitetet e larta shteterore duke prekur temen e bisedimeve Kosove-Serbi ku palet respektive rinisin sot dialogun per te diskutuar ceshtje te ndryshme teknike shprehen deshiren dhe inkurajimin per realizimin konkret te ketyre negociatave ne menyre qe faktori shqiptar te vijoje te jape shembullin me pozitiv per ruajtjen e paqes dhe qendrueshmerise afatgjate ne te gjithe rajonin e Ballkanit. Kreu i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi falenderoi Presidentin Topi per pritjen e ngrohte dhe vellazerore duke vleresuar me kete rast rolin moderator e konstruktiv te kreut te shtetit shqiptar jo vetem ne vend por dhe per perpjekjet e vazhdueshme institucionale e diplomatike ne drejtim te perfshirjes se Kosoves ne forumet e tryezat e perbashketa rajonale dhe njohjes se metejshme te saj ne arenen nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›