Gjipali Rregullorja e re e Shengenit rrezik per Shqiperine
Drejtuesi i Levizjes Europiane Shqiptare EMA Gledis Gjipali ne nje interviste per Shqip sqaron ne menyre te detajuar ndryshimet e propozuara per rregulloren Shengen dhe efektin qe sjell te liberalizimi i vizave. Sipas Gjipalit nese keto ndryshime do te miratohen ne fund te ketij viti atehere Shqiperia duhet te beje teper kujdes sepse rrezikon seriozisht pezullimin e liberalizimit te vizave.
Cilat jane ndryshimet e propozuara nga Komisioni Europian per rregulloren e Shengenit dhe cfare pritet te sjellin ato ne rast miratimi
Ndryshimet e iniciuara per rregulloren e Shengenit jane nje propozim i cili vjen nga Komisioni Europian prej nentorit te vitit te kaluar me kalimin e Shqiperise dhe Bosnjes ne listen e bardhe te Shengenit qe do te thote levizje pa viza per nje periudhe afatshkurter. Me liberalizimin e regjimit te vizave disa vende te BE-se kerkuan garanci te metejshme pas rritjes se kerkesave per azil nga Serbia dhe Maqedonia per tiu pergjigjur flukseve te tilla te mundshme. Keto garanci te cilat mund te kthehen ne legjislacion ne fund te ketij viti perfshijne pezullimin e regjimit pa viza per qytetaret e vendeve problematike ne nje menyre me te shpejte e me me pak procedura se ato ekzistuese. Aktualisht sipas propozimeve nje pezullim 6- mujor do te vendoset kur verifikohet nje prej tre rasteve. Ne rastin e pare kur ka nje rritje prej te pakten 50 nga 6-mujori i meparshem te numrit te qytetareve te cilet qendrojne ilegalisht ne vendin pjese e hapesires Shengen. Ne rastin e dyte kur ka rritje prej te pakten 50 nga 6-mujori i meparshem te numrit te qytetareve te cilet aplikojne per azil dhe dhenia e azilit eshte me pak se 3 azilkerkuesit e rreme. Ndersa ne rastin e trete kur ka rritje prej te pakten 50 nga 6-mujori i meparshem te refuzimit te vendit te origjines per ripranimin e te kthyerve ilegale.
Periudha e pezullimit mund te shtyhet deri ne 9 muaj. Nepermjet ketyre ndryshimeve tashme BE-ja mund ti pergjigjet shume shpejt flukseve te menjehershme te krijuara me verifikimin e rasteve te permendura qofte dhe vetem ne nje vend anetar te BE-se.
A rrezikon Shqiperia pezullimin po te vazhdohet me keto ritme te numrit te azilkerkuesve shqiptare drejt vendeve te Shengenit
Shqiperia si dhe vendet e tjera qe perfituan levizje pa viza ne hapesiren Shengen dy vitet e fundit jane ne monitorim te vazhdueshem nga Komisioni Europian. Flukset e azilkerkuesve te verifikuara kohet e fundit paraqesin rrezikshmeri te vecante ne qofte se do te vazhdojne me ritme te larta. Duhet pasur parasysh se per shkak te numrit te ulet te azilkerkuesve shqiptare vitet e fundit do te mjaftonte nje rritje prej disa dhjetera azilkerkuesish qe pragu i 50 te kalohet lehtesisht dhe procedura e vleresimit per pezullim te niste. shte e rendesishme te vleresohen me kujdes te gjitha rastet e azilkerkuesve dhe te trajtohen problemet qe sherbejne si motivim i tyre dhe keto probleme nuk vijne vetem prej keqinformimit. Problemet si gjakmarrja duhet te adresohen me sistematikisht nga shteti e shoqeria shqiptare sepse pasojat e tyre shfaqen jo vetem brenda vendit por dhe ne marredheniet me vendet e institucionet e tjera duke rrezikuar procese qe jane arritur me shume mund. Procesi i integrimit europian eshte i mbushur me sfida te tilla dhe kerkohet adresim i tyre ne vazhdimesi e jo vetem kur arrijne fazen akute ku dhe trajtimi behet i veshtire.