Presidenti Topi pret një delegacion parlamentar të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta

13 maj 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot një delegacion parlamentar të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori hollandez në vendin tonë, zoti Henk Van Den Dool.
Pasi u uroi mirëseardhjen dhe vuri në dukje nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, Presidenti Topi vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në fusha të rëndësishme, sidomos atë ndërparlamentar, dhe shprehu besimin se “marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Vendeve të Ulëta do të rriten e thellohen edhe më tej, në të mirë të dy popujve tanë përmes intensifikimit të dialogut politik të shprehur nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, çka do të kontribuojë në forcimin e konsolidimin e tyre”. Në këtë kuadër, Presidenti Topi vuri në dukje se “rritja e bashkëpunimit në fushën e rëndësishme të diplomacisë parlamentare, nxit ndjeshëm dialogun parlamentar dhe forcon institucionet e pavarura”.
Më tej, Kryetari i Shtetit shprehu falenderimet për kontributin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e shtetit hollandez për njohjen e pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës dhe integrimit të plotë të të gjitha vendeve të rajonit tonë.
Në takim u diskutua edhe për situatën paszgjedhore në vend, ku Presidenti Topi vuri në dukje dhe nënvizoi “rëndësinë e përmbylljes sa më të shpejtë dhe korrekte të procesit të numërimit të votave që pasqyrojnë shprehjen e qartë të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet vendore të 8 majit, në mënyrë që Shqipëria të hedhë edhe një hap tjetër përpara drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian.”
Delegacioni parlamentar i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta falenderoi Presidentin Topi për pritjen e rezervuar dhe vlerësoi përparimet e vendit tonë duke shprehur njëkohësisht përkrahjen dhe mbështetjen për përpjekjet integruese të Shqipërisë në familjen evropiane, “si një perspektivë e qartë në interes edhe të vetë Evropës”. Gjithashtu, delegacioni parlamentar hollandez vlerësoi lart rolin pozitiv dhe moderator të Shqipërisë në rajon në favor të paqes dhe qëndrueshmërisë së tij afatgjatë me synimin e integrimit të plotë të gjitha vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian.