Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri gjerman, Bernard Borhard.
29 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi takoi sot Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, z.Bernard Borhard, i cili paraqiti Letrat-kredenciale.
Presidenti shqiptar e siguroi ambasadorin gjerman për mbështetjen e tij gjatë misionit të z. Borhard në Shqipëri, i cili nënvizoi se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve do të jetë objektivi kryesor i punës së tij në Shqipëri.
Gjatë takimit u shpreh interesi dhe vlerësimi reciprok për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë ekonomike duke i kushtuar një vëmendje të veçantë situatës së vështirë energjitike që po kalon Shqipëria.