Presidenti Topi pret një përfaqësi ish-luftëtarësh të Batalionit “Atlantiku”.

21 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të përbërë nga ish-luftëtarë dhe drejtues të Batalionit “Atlantiku”, formacionit ushtarak vullnetar shqiptaro-amerikan, që dhjetë vjet më parë u rendit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke luftuar për lirinë e Kosovës.
Kreu i shtetit shqiptar, pasi u uroi mirëseardhjen, vlerësoi ish-luftëtarët e UÇK-së në përgjithësi dhe në veçanti, anëtarët e Batalionit “Atlantiku” për sakrificën e jashtëzakonshme dhe sublime që ata bënë, për të cilën do të mbeten për gjithmonë në kujtesën e kombit shqiptar si një shembull i gjallë vetëmohimi dhe motivimi.
Presidenti Topi shprehu gjithashtu mirënjohjen dhe admirimin për këta përfaqësues të të gjithë trevave shqiptare, të cilët me aktin e tyre historik e vullnetar ishin njëkohësisht edhe përfaqësues të përkrahjes dhe ndihmesës së madhe e të pashembullt të mikut dhe partnerit tonë më të madh e historik, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vënë dukje njëkohësisht se ëndrra për një Kosovë të lirë e të pavarur u bë realitet në sajë të përpjekjeve të tyre të pashembullta dhe mbështetjes së aleatëve tanë ndërkombëtarë.
Ish-luftëtarët e Batalionit “Atlantiku”, të cilët shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, zoti Gazmend Pulaj, pasi shprehën mirënjohjen për pritjen e rezervuar për ta dhe nderimin e bërë nga Kreu i shtetit shqiptar, e uruan Presidentin Topi si dhe Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për hyrjen e Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.