Kryeministri Berisha viziton pallatin veror perandorak
Kryeministri Berisha vizitoi sot pallatin veror perandorak, një nga rezidencat perandorake më të mëdha, më të bukurat dhe më me famë në botë. Ky pallat përfaqëson sot shembullin më të jashtëzakonshëm të artit tradicional kinez. Në vitin 1998, ai u klasifikua si një nga sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Pallati veror, në thelb, është një muze i kopshteve tradicionale kineze, një ndërthurje e bimëve, gurëve, ujërave, kalldrëmeve etj.. Ai zë një sipërfaqe prej 726 000 metra katror, tre të katërtat e të cilave janë ujë dhe përbëhet nga mbi 3 000 struktura, që përfshijnë pavijone, kulla, ura dhe korridore.
I ndërtuar nën dinastinë Jin (1115-1234), në periudhën e mbretërimit të mëpasshëm të perandorëve, Pallatit iu bënë zgjerime të mëtejshme. Gjatë dinastisë Qing, Pallati u shndërrua në rezidencën verore për familjen dhe oborrin perandorak.
21/04/2009