E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui

26 prill 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui. Gjatë këtij takimi, ku u diskutua situata në vend në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, Presidenti Topi theksoi nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe sipas standardeve demokratike.

Nga ana e tij, Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sekui pasi vuri në pah rëndësinë jetike që zgjedhjet vendore të 8 majit kanë për ecurinë integruese evropiane të vendit tonë, e informoi Kreu e Shtetit shqiptar për vizitën e ardhshme në Tiranë më 21 maj 2011 të Presidentit të Komisionit Evropian, Manuel Barrozo, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›