Presidenti Topi pret nxënës të klasave të 9-ta, pjesëmarrës në projektin e OSBE-së “Ndërtimi i një qytetarie aktive”

4 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot rreth 50 nxënës të klasave të 9-ta nga Tirana, Kukësi e Vlora, midis të cilëve edhe nxënës me aftësi të kufizuara dhe me status të ulët ekonomiko-social, pjesëmarrës në projektin e OSBE-së. Në këtë takim, pjesëmarrësit shoqëroheshin nga Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Volfart, i cili prezantoi projektin “Ndërtimi i një qytetarie aktive”, të ndërmarrë nga OSBE në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës me synim forcimin e një qytetarie aktive përmes sistemit të arsimimit. Në takim ishte e pranishme edhe Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj.
Në vijim, Presidenti Topi shprehu konsideratën e tij të lartë për këtë nismë duke vënë në pah vlerat integruese, shoqërore dhe arsimore të projektit në fjalë. Kryetari i Shtetit u tregua i gatshëm t’i përgjigjej kureshtjes së nxënësve të pranishëm në këtë takim lidhur me funksionimin e Institucionit të Presidentit, për kompetencat e tij kushtetuese si dhe organizimin e veprimtarisë së përditshme institucionale apo çështje të tjera të rëndësishme si arsimi i të rinjve, dialogu dhe komunikimi politik dhe institucional, etj.
Presidenti Topi u shpreh: “Është vërtet një kënaqësi e veçantë për mua që t’ju pres të gjithëve këtu në Presidencë. Falënderoj zotin Ambasador të OSBE-së në Tiranë, zotin Volfart, Zëvendësministren, zonjën Malaj dhe të gjithë ju që, në kuadrin e një projekti që ka OSBE-ja për ndërtimin e qytetarisë aktive, do të keni të gjithë mundësinë që ta njihni më nga afër Institucionin e Presidentit, do të keni mundësinë të bëni pyetje të drejtpërdrejta, ashtu si ju i ndjeni, në mënyrë shumë natyrale, shumë intuitive sikurse e ka mosha juaj për të kuptuar që, në një vend demokratik, gjithçka duhet të ndërtohet në mënyrë shumë natyrale, shumë demokratike. Është fat i madh për ju të dashur nxënës që keni lindur në demokraci dhe është një shpresë e madhe për të ardhmen që ju, nesër kur të keni mundësinë të jeni pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në jetën aktive të vendit, dhe kjo është e bukura e emërtimit, “Ndërtimi i qytetarisë aktive”, të keni në dorë fatet e vendit, sipas të gjitha rregullave demokratike që burojnë nga Kushtetuta për ta bërë Shqipërinë realisht një vend, i cili do të jetë i të gjithëve dhe do të jetë patjetër një vend, që zyrtarisht, kur ju të keni dalë në jetë, me siguri do të jetë pjesë e familjes evropiane.
Unë dëshiroj të vlerësoj rolin e OSBE-së në Shqipëri gjatë gjithë viteve të tranzicionit shqiptar, një rol i jashtëzakonshëm, do të thoja fondamental për ndërtimin e një kulture politike, por edhe për ndërtimin e institucioneve, për çështje mjaft të rëndësishme, që kanë të bëjnë në radhë të parë me institucionin më të rëndësishëm, që ka të bëjë me institucionin e zgjedhjeve, por edhe mjaft çështje të tjera, do të thoja të rëndësishme, por edhe delikate, që kanë preokupuar jetën e institucioneve shqiptare!
Zoti Ambasador! Unë ju jam shumë mirënjohës edhe ju personalisht! Keni qenë dhe jeni në një pozicion aktiv për të stimuluar këtu komunikimin institucional, për të dhënë leksione demokracie edhe sot, në vitin 2011, kur po mbyllet viti i 20 i ndryshimit të madh demokratik, që ndodhi pikërisht në vitin 1992, kur më shumë se kurrë në plan të parë del nevoja e ndërtimit të një qytetarie aktive, kur më shumë se kurrë vjen nevoja për të komunikuar në mënyrë qytetare, kur më shumë se kurrë del e nevojshme që njerëzit të arrijnë të komunikojnë në mënyrë të qytetëruar, në mënyrë etike, kur fjalori vulgar besoj që i takon tashmë të kaluarës. Askush nuk duhet të projektojë, sidomos tek ky brez i ri, modelin e një politike vulgare. Përkundrazi, duhet që këta fëmijë të rrisin mundësinë për të studiuar bazat e forta të një edukate qytetare dhe modeli më i fortë për këta fëmijë janë vërtet prindërit, është shkolla, është shoqëria, por është edhe modeli i politikanëve.
Unë nuk dëshiroj që ta ngarkoj këtë mjedis pikërisht me atë që është e ngarkuar sot mbarë shoqëria, me mungesën e komunikimit, me fjalorin e panevojshëm për të dalë në publik. Në rast se dëshirojmë të flasim në mënyrë jo qytetare, le ta konsumojmë në ambiente të mbyllura dhe kurrsesi nuk duhet të dalë për të helmuar, për të intoksikuar shoqërinë, në radhë të parë brezin e ri, i cili ka nevojë vërtet që të studiojë i qetë, të studiojë modelet më të mira, atë që sot është praktikë e komunikimit evropian dhe të mendojë për të ardhmen. Unë jam i bindur që ky model, të cilin ju e keni futur nëpërmjet projektit të qytetarisë aktive, i cili në fazën e dytë ka të bëjë pikërisht me njohjen e institucioneve, me vizita të drejtpërdrejta në këto institucione për të bërë pyetjet e nevojshme dhe për të marrë përgjigjet sipas rastit, patjetër që do të jetë një mundësi e re dhe një nivel tjetër në njohjen e institucioneve dhe të komunikimit etik, demokratik, në një Shqipëri që është demokratike.”
Ambasadori Volfart, pasi shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e Kryetarit të Shtetit, bërë një përshkrim të projektit duke theksuar se: “Është një aktivitet i përbashkët do e quaja, me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe të Prezencës së OSBE-së që lejon që studentë kaq aktivë të mund të jenë të pranishëm këtu sot.
Është një moment solemn në fakt të jemi të pranishëm këtu së bashku me numrin një të Shtetit, por mund t’ju them nga takimet e mëparshme që janë nxënës dhe qytetarë shumë aktivë në fakt. Janë nxënës që mund të bëhen politikanë edhe gazetarë për shkak se janë aktivë, por gjithashtu është e rëndësishme që zyrtarë të lartë të shtetit të mund të jenë gati t’u përgjigjen pyetjeve të tyre, t’i inkurajojnë dhe t’i stimulojnë për të ardhmen. Është një mundësi e mirë në fakt për nxënësit që të mund të komunikojnë me Presidentin dhe do të doja të theksoja që komunikimi në fakt është thelbi për të arritur zgjidhje për një të ardhme të mirë.”