Presidenti Topi pret pjesëmarrëset në “Miss Globe International 2011”

2 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u rezervoi sot një pritje të përzemërt dyzet e dy pjesëmarrëseve në “Miss Globe International 2011” si dhe organizatorëve të këtij spektakli bukurie, i cili për të tetin vit radhazi zhvillohet në vendin tonë.
Presidenti Topi u uroi mirëseardhjen në Shqipëri përfaqësueseve të bukurisë nga e gjithë bota dhe drejtorëve vendorë të konkursit, që shpalli fituese zonjushën Stefani Ciolko nga Gjermani dhe në një atmosferë të ngrohtë e dashamirëse, përshëndeti të gjithë të pranishmit duke theksuar:
“Më lejoni të shpreh edhe unë gëzimin tim që jam sot së bashku me ju, në Institucionin e Presidentit të Republikës, së pari, për t’ju përgëzuar për pjesëmarrjen, së dyti, për performancën tuaj dhe së treti, që është shumë e rëndësishme në jetë, është që ju tashmë jeni pjesë e një tradite të konsoliduar! Dhe secila prej jush, në këtë moshë të re, është bërë pjesë e historisë së këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm. Për mua, jo vetëm si President i Shqipërisë, por edhe si qytetar i thjeshtë i saj, është krenari që për të tetën herë, ky kompeticion zhvillohet pikërisht në Shqipëri. Dhe kur kthehesh me gëzim dhe respekt në të njëjtin vend, tregon që gjërat në shtatë edicionet e tjera kanë shkuar shumë mirë. Kështu që unë dëshiroj të përgëzoj edhe organizatorët, të cilët çdo vit e më shumë po e rrisin cilësinë e tyre!”
Më tej, Presidenti Topi u shpreh: “Dëshiroj që secila prej jush, këtë mundësi që iu dha, ta shfrytëzojë për karrierën e vet, sepse është një çertifikatë më shumë që i shtohet CV-së suaj personale. Gjithnjë e më shumë sot bukuria fizike nuk shikohet e vetme, e izoluar, por ajo është shumë kompatibël me inteligjencën dhe mënyrën e sjelljes së individit. Unë jam i bindur që secila prej jush e ka përfaqësuar në mënyrë shumë dinjitoze vendin e saj.
Dhe së fundi, unë jam i lumtur si President i Shqipërisë që, Shqipërisë i është bërë një promovim jashtëzakonisht i bukur në të gjithë bukuritë e veta natyrore, por edhe në zhvillimin e vet. Kështu që, një falenderim shumë i veçantë është për secilën prej jush, sepse të gjitha ndjesitë, të gjitha impresionet, ju do t’i përçoni në mënyrë shumë pozitive, secila në misionin e vet. Sinqerisht, urime për kompeticionin dhe suksese të mëtejshme!”
Mirënjohjen e veçantë për pritjen e vlerësueshme nga ana e Kreut të Shtetit shqiptar dhe falënderimin në emër të organizatorëve dhe konkurrueseve, e shprehu drejtuesi i kësaj veprimtarie në Shqipëri, Petro Bozo: “Dëshiroj të falenderoj për këtë pritje të ngrohtë dhe miqësore, autoritetin e Presidentit të Republikës! Fatmirësisht, nën presidencën e zotit Topi ne kemi qenë të pranishëm tri herë në Pallatin Presidencial, që nuk është një gjë e vogël, duke konsideruar që në aktivitete të këtij lloji dhe të kësaj kategorie, edhe në shtete më të mëdha se ne, ndodh rrallë ose aspak, që Autoriteti i Presidentit të presë. Kjo do të thotë që organizimi ynë në Shqipëri ka lënë një mbresë dhe vetë përkrahja që ne marrim nga autoriteti i Presidentit na shton forcat për të bërë një gjë akoma më të mirë edhe vitin tjetër për Shqipërinë tonë.”