Presidenti Topi pret parlamentare te Kosoves
Presidenti Bamir Topi priti dje nje delegacion te Komisionit te Puneve te Jashtme te Kuvendit te Kosoves te kryesuar nga kryetari i ketij komisioni dhe drejtuesi i Levizjes Vetevendosje Albin Kurti.
Ne njoftimin e zyres se shtypit te Presidences thuhet se kreu i shtetit vleresoi marredheniet e shkelqyera ndermjet dy vendeve tona duke shprehur vullnetin e bindjen per zhvillimin dhe konsolidimin e metejshem e te gjithanshem te tyre dhe duke vene ne dukje se vizita te tilla i sherbejne marrjes dhe shkembimit te pervojes dhe rritjes se bashkepunimit parlamentar.
Duke vleresuar institucionet e Kosoves qe me pjekurine dhe vizionin largpames edhe te udheheqjes politike dhe te te gjithe shoqerise kane inkurajuar frymen e tolerances dhe te vullnetit per bashkepunim Presidenti vuri ne pah se perpjekjet pozitive e serioze te shtetit e qeverise kosovare jane evidentuar kryesisht edhe gjate procesit te tanishem te bisedimeve per zgjidhjen e ceshtjeve teknike mes dy vendeve me synim funksionimin sa me mire te nje shteti demokratik dhe multietnik me institucione te konsoliduara.
Ne kete drejtim kryetari i shtetit nenvizoi rolin e rendesishem te Kuvendit te Kosoves e te partive politike parlamentare maturine dhe bashkepunimin mes paleve pavaresisht mendimeve apo orientimeve te ndryshme politike cka vlen si shembull per te forcuar bashkepunimin nderinstitucional e nderparlamentar per te realizuar synimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave te perbashketa euroatlantike.
Nga ana e tij kreu i levizjes Vetevendosje Albin Kurti dhe anetaret e tjere te Komisionit te Puneve te Jashtme qe perfaqesonin PDK-ne AAK-ne LDK-ne dhe koalicionin per Kosoven e Re vleresuan lart kontributin personal e te efektshem te Presidentit Topi dhe te institucioneve te Shqiperise per mbeshtetjen e pakursyer dhe perpjekjet e vazhdueshme per rritjen e numrit te njohjeve te shtetit te ri te Kosoves ne arenen nderkombetare.
Kurti dhe parlamentaret e tjere te Kosoves vune ne dukje njekohesisht se Kosova ka ende nevoje per ndihmen e Shqiperise ne ecurine e reformave te saj per forcimin e shtetit.