Presidenti Topi pret raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

11 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jako Laks dhe z. Dejvid Uilshajër në kuadër të vizitës së tyre në vendin tonë.
Pasi u uroi mirëseardhjen, Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme dhënë vendit tonë nga Këshilli i Evropës në procesin e demokratizimit dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare.
Bashkëbiseduesit në këtë takim trajtuan tema aktuale e të rëndësishme të zhvillimeve në vend, duke u përqendruar kryesisht në ecurinë e reformave kyçe realizimi i së cilave është një nevojë dhe domosdoshmëri në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Presidenti Topi bëri një panoramë të reformave dhe përpjekjeve të vazhdueshme e konsensuale në drejtim të përmirësimit të sistemit gjyqësor në vend, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për përgatitjen dhe realizimin me sukeses të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të lira, të pakontestuara dhe sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.
Presidenti Topi siguroi edhe një herë që si Kryetar i shtetit, do të vazhdojë të jetë: “garant i Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë e shoqërorë, duke luajtur rolin si katalizator për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në familjen e madhe evropiane dhe strukturat euroatlantike”.
Dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jako Laks dhe z. Dejvid Uilshajër, vunë në dukje përparimin dhe tranformimet e mëdha të shënuara nga vendi ynë, sidomos gjatë viteve të fundit, e siguruan Kreun e shtetit për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë përkrahjen dhe ndihmesën eksperte ndaj vendit tonë në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.