Presidenti Topi pritet nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek

10 tetor 2011
Ankara, Turqi
Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar u pritën sot dhe nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Bashkëbiseduesit në këtë takim vlerësuan nivelin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, që, siç u evidentua, po shtrihet dhe po bëhet gjithnjë e më aktiv. Presidenti Topi dhe Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë shprehën besimin në thellimin e mëtejshëm të kooperimit edhe nëpërmjet strukturave të tjera shtetërore e institucionale, që, natyrisht, i shërbejnë shkëmbimit të përvojës dhe pikëpamjeve, si dhe përpunimit të qëndrimeve të përbashkëta apo të përafërta mbi çështje që preokupojnë të dy vendet tona, rajonin e më gjerë. Presidenti Topi vuri në dukje se “bashkëpunimi i drejtpërdrejt midis institucioneve homologe të të dyja vendeve tashmë mbështetet mbi një bazë të gjerë juridike” dhe se “ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe vullneti për intensifikimin e mëtejshëm të tij në fusha me interes të ndërsjellë si ekonomia, arsimi, shëndetësia, kultura, turizmi, infrastruktura, energjetika, etj.”
Në vijim të takimit, Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje disa prej përpjekjeve të shtetit shqiptar për realizimin e reformave të rëndësishme në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në përmbushjen e kritereve dhe të detyrimeve që rrjedhin nga aspirata e vendit tonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Presidenti Topi theksoi se “një klimë e qetësuar dhe e stabilizuar politike në vend, po ashtu dhe një bashkëveprim dhe koherencë e vendimmarrjeve të rëndësishme në këtë kuadër, do të ishin primare në këtë situatë, kur vendi ynë pret të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vuri në dukje se i takon klasës politike shqiptare që të reflektojë më tepër në këtë situatë duke parë dhe vendosur si prioritare në agjendën politike dhe interesat madhore të qytetarëve shqiptarë, sot e për të ardhmen”.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek i uroi mirëseardhjen në Turqi Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Kryeparlamentari turk vuri në dukje se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Shqipërinë mike e fqinje me dëshirën e mirë për një finalizim pozitiv të aspiratës integruese të shtetit dhe të popullit shqiptar, duke vlerësuar dhe rolin institucional të Presidentit Topi në këtë drejtim.