E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare treditore në Turqi

9 tetor 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, niset për në Republikën e Turqisë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare treditore, me ftesë të Presidentit turk, Abullah Gyl. Në delegacionin zyrtar që shoqëron Kryetarin e Shtetit Shqiptar me këtë rast do të jenë të pranishëm dhe Zëvendësministri i Punëve te Jashtme, Selim Belortaja, Kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Republikën e Turqisë, Presidenti i Republikës do të pritet me nderime shtetërore dhe do të zhvillojë bisedime me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, Presidentin e vendit, Abdullah Gyl, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek. Agjenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse.

Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Turqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›