Presidenti Topi dhe Presidenti turk Abdullah Gyl theksojnë vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh

10 tetor 2011
Ankara, Turqi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, nisi sot vizitën zyrtare treditore në Turqi, i ftuar nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl. Kryetari i Shtetit Shqiptar, pasi bëri homazhe në Mauzoleumin e Ataturkut ku vendosi një kurorë në shenjë respekti dhe nënshkroi Librin e Nderit, u prit me një ceremoni solemne nga Presidenti i Turqisë, Abullah Gyl në Pallatin Presidencial, gjatë së cilës u ekzekutuan himnet kombëtare dhe u paraqit forca nga truproja e nderit, për të bërë më pas edhe prezantimin e delegacioneve zyrtare respektive.
Në vijim, mes dy Presidentëve u zhvillua një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi mes delegacioneve respektive, bisedime të cilat u zhvilluan me kryesinë e Presidentit Topi dhe Presidentit turk, Gyl. Gjatë bisedave u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë, miqësia dhe lidhjet tradicionale, historike, kulturore midis dy popujve tanë, si dhe u shpreh interesimi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm reciprok në të gjitha aspektet, sidomos në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të dy shteteve dhe popujve tanë.