Presidenti Topi pritet nga Presidenti i Hungarisë, Pal Shmit

3 mars 2011
Budapest, Hungari
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, bashkë me delegacionin që e shoqëron Kryetarin e Shtetit në këtë vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë, u pritën sot në një ceremoni solemne në Pallatin Sandor nga Presidenti hungarez, Pal Shmit.
Në vijim, Presidenti Topi dhe homologu i tij hungarez, Pal Shmit zhvilluan bisedime në krye të dy delegacioneve zyrtare respektive.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi, duke iu referuar mbështetjes së vazhdueshme për vendin tonë të Hungarisë, që mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ritheksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi e politikës së jashtme shqiptare. Kryetari i Shtetit nënvizoi angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për bashkëpunim të plotë me Presidencën hungareze dhe delegacionin e BE-së në Tiranë në përmbushje të synimit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Në përfundim, të këtij takimi, Presidenti Topi dhe Presidenti hungarez Pal Shmit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.