Vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJI “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT USHTARAK FINANCIAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D OS I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarake financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT USHTARAK FINANCIAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjs së bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË GJEORGJISË, PËR UDHËTIMIN PA VIZA PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë, për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E TAVANEVE PËRGATITORE TË SHPENZIMEVE BUXHETORE TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM, 2012 – 2014
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 23 e 27, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve buxhetore të programit buxhetor afatmesëm, 2012 – 2014, sipas lidhjes nr.1, “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR ASISTENCË TEKNIKE TË PROJEKTIT “RRUGËT DYTËSORE DHE LOKALE NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN IBALLË, TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Iballë, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 141 (njëqind e dyzet e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1 052 (një mijë e pesëdhjetë e dy).
Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS BALDUSHK, TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Baldushk, të qarkut të Tiranës, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 141(njëqind e dyzet e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1 051(një mijë e pesëdhjetë e një).
Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna e Baldushk për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E GODINAVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE, GJYKATËS SË LARTË, ARKIVIT QENDROR SHTETËROR DHE QENDRËS SË FIZIKËS BËRTHAMORE TË ZBATUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “dh”, të nenit 4, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ministria e Brendshme ruan dhe siguron me punonjës të Policisë së Shtetit godinat e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror Shtetëror dhe Qendrës së Fizikës Bërthamore të Zbatuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nënshkruan aktmarrëveshje të përbashkët, për përcaktimin e të drejtave dhe të detyrimeve të ndërsjella, përkatësisht, me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar.
Ngarkohen, për zbatimin e këtij vendimi, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe institucionet që merren në ruajtje sipas pikës 1, të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË RRUGËVE, TË MJEDISEVE TË PUNËS TË INSTITUTIT TË MONUMENTEVE TË KULTURËS “GANI STRAZIMIRI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 15/c dhe 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, të mjediseve të punës të Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, sipas formularit dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Kalimin në përgjegjësi administrimi vetëm të mjediseve ku ushtrohet veprimtaria administrative e këtij institucioni.
3. Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve) i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të të tretëve.
4. Ngarkohen ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ministri i Punëve Publike dhe Transportit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyratre”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË KONTRATËN E KONCESIONIT TË FORMËS “BOT” (NDËRTIM, OPERIM, TRANSFERIM), TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “EL ER ENERGY”, SH.P.K., PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “STOJAN”, TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.1107, DATË 30.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në kontratën e koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “El Er Energy”, sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentralit “Stojan”, të miratuar me vendimin nr.1107, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE, PËR QARKULLIMIN E TË RINJVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Franceze, për qarkullimin e të rinjve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E CILA PREKET NGA NDËRTIMI I SHKOLLËS 9 - VJEÇARE, LAGJJA 5, KAMËZ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i shkollës 9 - vjeçare, lagjja 5, Kamëz.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë Kamëz.
3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen e përgjithshme 1500 (një mijë e pesëqind) m², tokë/truall, e vlerësuar me 2 650 (dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë/m², me vlerë të përgjithshme 3 975 000 (tre milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale të përballohen nga bashkia Kamëz.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 3 975 000 (tre milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
6. Shpronësimi të përfundojë brenda muajit maj 2011.
7. Bashkia Kamëz të bëjë likuidimin e pronarëve, brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Bashkia Kamëz, si përfituesi për të cilin kryhet procedura e shpronësimit, të kryejë regjistrimin e pasurisë së paluajtshme që shpronësohet pranë Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bashkia Kamëz dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT DHE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË PROGRAMET E CIKLIT TË TRETË TË STUDIMEVE, TË DOKTORATËS, NË INSTITUTIN E STUDIMEVE EUROPIANE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2010 - 2011
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e kuotës së pranimit në programet e ciklit të tretë të studimeve, të doktoratës, në Institutin e Studimeve Europiane, të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2010 - 2011, gjithsej 50, të ndarë sipas programeve të studimit, si më poshtë vijon:
a) Doktoratë në “Legjislacion dhe institucionet e BE-së” 15 kuota;
b) Doktoratë në “Politika dhe qeverisja në Europë” 15 kuota;
c) Doktoratë në “Diplomacia dhe marrëdhëniet
ndërkombëtare të BE-së” 20 kuota.
Në kuotën e çdo programi studimi të doktoratës caktohen dy kuota për kandidatët nga trojet jashtë kufijve.
Tarifa e shkollimit, për çdo program të studimeve të doktoratës në Institutin e Studimeve Europiane, të Universitetit të Tiranës, është 204 600 (dyqind e katër mijë e gjashtëqind) lekë, e cila paguhet në këste, të përcaktuara nga Universiteti i Tiranës.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.
Rishpërndarja e kuotave të paplotësuara bëhet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR FUSHËN E ORGANIZMAVE TË MODIFIKUARA GJENETIKISHT (OMGJ), 2011-2013
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e planit të veprimit për fushën e organizmave të modifikuara gjenetikisht (OMGJ), që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ngarkohen ministritë e linjës, të përmendura në tekstin e planit të veprimi, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT, NË BUXHETIN E VITIT 2011, PËR BASHKËSITË FETARE QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10 140, datë 15.5.2009, “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shuma prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, e miratuar për financimin e bashkësive fetare, në buxhetin e vitit 2011, të përdoret sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, e sipas ndarjes së mëposhtme:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 632 000 (tridhjetë e një milionë e gjashtëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon:
16 758 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;
10 374 000 (dhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë, për financimin, për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar:
4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekë, për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit, në B. Curri, Tropojë, Shupenzë, Çermë, Roshnik etj.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 220 000 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e njëzet mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon:
21 660 000 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;
ii. 4 560 000 (katër milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 878 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon:
i. 4 332 000 (katër milionë e treqind e tridhjetë e dy mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;
21 546 000 (njëzet e një milionë e pesëqind e dyzet e gjashtë mijë) lekë, për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 16 262 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon:
3 762 000 (tre milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;
8 508 000 (tetë milionë e pesëqind e tetë mijë) lekë, për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”;
4 000 000 (katër milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit.
Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. MARJANA DAJA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj.Marjana Daja, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ZENEL KOKOMIRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Zenel Kokomiri, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MUHAMET PËRMETI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muhamet Përmeti, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. AGIM MUSTA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Agim Musta, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. DRITA HAXHIRAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Drita Haxhiraj, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. TASIM HOSHAFI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Tasim Hoshafi, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. PETRO ZHEJI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Petro Zheji, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ROBERT RADOJA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Robert Radoja, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SHAQIR REXHVELAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Shaqir Rexhvelaj, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. VELI RADA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror zotit Veli Rada në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SHERIF MERDANI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Sherif Merdani, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. RUZHDI PULAHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ruzhdi Pulaha, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. AMIK KASORUHO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Amik Kasoruho, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SKIFTER KËLLIÇI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror z.Skifter Këlliçi, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.762, DATË 1.9.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË RINOVUAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË ”MICROSOFT CORPORATION”, PËR PROJEKTIN E PARTNERITETIT STRATEGJIK NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 17, 23 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 2, të vendimit nr.762, datë 1.9.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
Në shkronjën “a”, pas fjalëve “... e institucioneve qendrore ...” shtohen fjalët “... dhe për marrëveshjen e Forcave të Armatosura ...”.
Shkronja “ç” shfuqizohet.
Ngarkohen ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, ministri i Financave, ministri i Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/03/2011