E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Imzot Vincenzio Paglia, përfaqësues i komunitetit të Sant'Egidios

Kryeministri Berisha u takua sot, me Imzot Vincenzio Paglia, përfaqësues i komunitetit të Sant'Egidios.

 

Gjatë bisedës u fol për 20 vjetorin e vizitës së parë të Imzot Paglias në Shqipëri dhe përpjekjeve të Komunitetit të San't Egidios në atë periudhë, për konsolidimin e lirisë së besimit.

 

Gjithashtu në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rrugët e zgjidhjes së situatës së krijuar pas 21 janarit, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 8 maj.

 

Kryeministri dhe Imzot Paglia theksuan rëndësinë e një hetimi të plotë, të pavarur, gjithëpërfshirës dhe të paanshëm të të gjithë aktorëve dhe përgjegjësve të tentativës së dhunshme të 21 janarit, për përmbysjen e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

 

Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e zgjedhjeve për pushtetin vendor të datës 8 maj dhe garantoi transparencë maksimale dhe standardet më të larta për to.

 


02/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›