E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi priti Ombudsmanin e Mbreterise se Marokut Moulay Mhamed Iraki.

25 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot ne Presidence Ombudsmanin Avokatin e Popullit te Mbreterise se Marokut Moulay Mhamed Iraki i cili po zhvillon nje vizite zyrtare ne vendin tone. Ne takim mori pjese edhe Avokati shqiptar i Popullit ne detyre zoti Riza Poda.

Kreu i shtetit pasi i uroi mireseardhjen zotit Iraki dhe delegacionit zyrtar qe e shoqeron theksoi vleren e vizitave te tilla te nivelit te larte per zgjerimin e marredhenieve te mira mes dy vendeve tona dhe vuri ne dukje rendesine e shkembimit te pervojes se frytshme midis institucioneve te pavarura dhe koordinimin e punes me Institucionin e Avokatin e Popullit te Shqiperise.

Presidenti Topi pasi i percolli Madherise se Tij Mbretit Muhamed VI te Marokut pershendetjet me te mire me deshiren per te zhvilluar akoma edhe me tej marredheniet dypaleshe peshkroi punen e bere ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut perafrimin e legjislacionit si edhe konsolidimin e institucioneve te pavaruara si ai i Avokatit te Popullit nje institucion qe ka bere deri me tani nje pune te dobishme. Kreu i shtetit shqiptar ne kete takim shprehu njekohesisht edhe mbeshtetjen e vazhdueshme personale dhe institucionale ndaj Institucionit te Avokatit te Popullit.

Nga ana e tij Avokati i Popullit i Mbreterise se Marokut zoti Moulay Mhamed Iraki pasi falenderoi Presidentin Topi per pritjen vleresoi lart rendesine e bashkepunimit te frytshem me Institucionin e Avokatit te Popullit shqiptar edhe ne kuader te nismave rajonale midis vendeve qe lagen nga Deti Mesdhe.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›