E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushellon familjaret e Profesor Murat Manahases.

24 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i ka derguar nje mesazh ngushellimi familjareve te te ndjerit Profesor Murat Manahasa pedagogut dhe shkencetarit te shquar te fushes se parazitologjise ne te cilin thuhet

Te dashur familjare te te ndjerit Profesor Muratit

Me hidherim te thelle mora vesh lajmin e ndarjes nga jeta te Profesor Murat Manahases njeriut qe ia perkushtoi gjithe jeten e vet misionit te veshtire e fisnik te pedagogut dhe shkencetarit ne Universitetin e Tiranes.

Profesor Murati ishte nje figure e ndritur dhe me vlera te pamohueshme ne ne shkencat mjekesore e studimin e parazitologjise si dhe ne percimin e dijeve dhe zbulimeve te kesaj fushe tek studentet dhe koleget dhe kujtimi i tij do te mbetet i pashlyeshem ne zemrat dhe mendjet e te gjitheve neve qe patem fatin ta njohim te bashkepunonim me te e ta kishim mik.

Ne keto momente te veshtira me lejoni tju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta dhe te ndaj me ju dhimbjen per humbjen e njeriut tuaj te shtrenjte

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›