Presidenti Topi takohet dhe bashkëbisedon me anëtarët e Këshillit Bashkiak të Burrelit.

13 mars 2009
Në fillim të takimit në Këshillin Bashkiak të Burrelit, Presidentit të Republikës, Bamir Topi iu urua mirëseardhja nga Kryetari i Këshillit, zoti Besnik Murati. Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Murati bëri një pasqyrë të zhvillimeve në qytetin e Burrelit dhe të disa vendimeve të marra nga Këshilli Bashkiak në shërbim dhe në respekt të përmirësimit të jetës dhe mirëqënies së komunitetit në këtë qytet. Në vijim, fjalën e ka marrë Kryetari i Bashkisë z. Lleshi, i cili e informoi Presidentin Topi lidhur me aktivitetet dhe veprimtarinë e pushtetit vendor për mbarëvajtjen e punëve në këtë qytet. Në këtë kuadër zoti Lleshi foli për investimet e bëra në infrastrukturë për përmirësimin e sistemit të rrugëve, për investimet dhe përpjekjet për zgjerimin dhe forcimin e biznesit vendas, që ka një ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të zonës. Gjithashtu në fjalën e tij u trajtuan çështje të drejtësisë, të rendit publik dhe qetësisë, të arsimit, edukimit, të punësimit në qytet etj.
Më pas fjalën e mori Presidenti i Republikës, i cili pasi u njoh me arritjet dhe problemet që hasin arutoritetet vendore në Burrel dhe në rrethin e Matit, theksoi rëndësinë e nxjerrjes në pah të vlerave të vërteta të kësaj treve. Kreu i Shtetit vlerësoi arritjet e dukshme në këtë rreth sidomos në vitet e fundit përsa u përket zgjidhjes së suksesshme të problemeve të rendit dhe sigurisë publike, zhvillimit të infrastrukturës dhe zbatimit të procesit të decentralizimit, pavarësisht që mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Presidenti Topi, duke vlerësuar traditën historike dhe figurat e shquara që ka nxjerrë kjo trevë, u apeloi qytetarëve matjanë që të shikojnë dhe të gjejnë mënyra për ndërtimin e një infrastrukture sa më të mirë, për shpërndarjen e njëtrajtshme të biznesit, për shtimin e vendeve të punës duke u dhënë shpresë dhe mundësi më të mëdha brezit të ri. Presidenti Topi nënvizoi faktin se pas hyrjes së Shqipërisë në NATO muajin që vjen dhe rritjes së sigurisë, duke pasur parasysh dhe arteriet e rëndësishme infrastrukturore që po ndërtohen, edhe rrethi i Matit do të zhvillohet ekonomikisht në mënyrë që qytetarët e tij të gëzojnë frytet e punës së tyre, në bazë të mundësive dhe pasurive të mëdha natyrore që kanë. Kreu i shtetit foli gjithashtu edhe për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor në rrethin e Matit, punën e Prokurorisë, të forcave të rendit dhe arsimimit të brezit të ri, duke garantuar se Institucioni i Presidentit të Republikës do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht qytetarët dhe autoritetet vendore në bazë të kompetencave sipas ligjit dhe Kushtetutës.
***
Vizita e Presidentit Topi ka vijuar me një ndalesë në Spitalin “Xhavit Mara”, ku është takuar me fëmijë të shtruar në Pavionin e Pediatrisë dhe është interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore duke u uruar shërim të shpejtë. Në Spitalin e qytetit, Presidenti Topi u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Gani Korsita dhe nga shefi i Pavionit të Pediatrisë, Dr. Asim Rami.
Vizita e punës njëditore e Kreut të Shtetit ka përfunduar në Qendrën e Integrimit Social dhe Profesional për adoleshentë në vështirësi “Alternativa Profesionale Nr. 3”. Kjo qendër është një projekt i shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”. Këtu, Presidenti Topi u prit nga Presidentja e shoqatës, znj. Arbana Sevimarbana dhe nga Drejtoresha Albina Lleshi dhe u njoh nga afër me punën e madhe që kjo qendër bën për formimin profesional të të miturve, duke ofruar kurse të ndryshme informatike, rrobaqepësie, gatimi dhe duke i dhënë mundësi të mëdha dhe shpresë brezit të ri për ta përballuar jetën me profesionet e duhura. Presidenti Topi vlerësoi punën e mrekullueshme të drejtuesve dhe instruktorëve të kësaj qendre, e cila është kthyer në një shembull shumë të mirë për formimin profesional të djemve dhe vajzave të reja matjane.
Kreu i shtetit, në përfundim të vizitës në ktë vatër të rëndësishme të formimit profesional të të rinjve, la këtë shënim në librin e përshtypjeve: “Urimet më të mira për gjithçka keni ndërtuar, i bindur se e ardhmja e kësaj Qëndre do të sjellë njerëz të shumtë, që do të jenë në shërbim të komunitetit dhe të familjeve të tyre”!