Presidenti Topi takohet me Presidentin e Kroacisë, Josipoviç

30 qershor 2011
Budva, Mal i Zi
Në kuadër të punimeve të Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati sot një takim me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç.
Presidenti Topi i shprehu Presidentit Josipoviç urimet më të mira për anëtarësimin e afërt të Kroacisë në Bashkimin Evropian si dhe vlerësimet dhe konsideratat për sukseset dhe përparimin e vendit të tij në rrugëtimin integrues evropian. "Suksesi juaj i përket të gjithë rajonit dhe ju shërbeni si pikë referimi për ne drejt integrimit në BE", - u shpreh Presidenti i Republikës.
Në vijim të takimit, Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje faktin se bashkëpunimi dhe niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë, përbën një model të shkëlqyer të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Presidenti Topi shprehu interesimin për të mundësuar krijimin e hapësirave më të gjera për bashkëpunimin e zhvillimin e shpejtë të dy vendeve tona në interesin e përbashkët të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian, duke e vënë theksin sidomos në bashkëpunimin ekonomik. Edhe në këtë takim, u nënvizua fakti se shkëmbimi i vizitave në nivelin më të lartë politik ndikon pozitivisht në rritjen e bashkëpunimit, duke shprehur bindjen se ato shërbejnë gjithnjë e më shumë si faktorë shkëmbimi përvojash pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Nga ana e tij, Presidenti Josipoviiç shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi duke vënë në dukje se takime në të tilla nivele shërbejnë në forcimin e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona duke theksuar gatishmërinë e Kroacisë për të ofruar gjithë përvojën, sidomos atë teknike dhe ekspertizën përsa i përket përmbushjes së standardeve dhe realizimit të aspiratës integruese të popullit shqiptar.