Presidenti Topi takohet me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Dautoglu

30 qershor 2011
Budva, Mal i Zi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi një takim pune edhe me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Dautoglu në kuadër të punimeve të Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore që po zhvillohet në Malin e Zi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme shqiptar, Edmond Haxhinasto.
Gjatë bisedës të zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve Shqipërisë dhe Turqisë duke i cilësuar ato “marrëdhënie historike vëllazërore”. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje edhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve ekonomike-tregtare mes dy vendeve tona. Presidenti Topi u shpreh se bashkëpunimi dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona mund të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera të rajonit.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Dautoglu nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë takim me Presidentin Topi duke vënë në dukje se forcimi i marrëdhënieve dhe klimës së re që mbizotëron në rajon duhet të konkretizohen me projekte të ndryshme zhvillimi dhe vendimmarrjeje të përbashkët, të paraprirë nga konsultime shumëpalëshe, në mënyrë që të përmbushen të gjitha aspiratat integruese të popujve të Ballkanit. Ministri i Jashtëm turk, Dautoglu ndau të njëjtën pikëpamje me Presidentin Topi lidhur me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e shtetit më të ri dhe shumetnik ballkanik, Kosovës në forumet dhe nismat e përbashkëta rajonale.