Presidenti Topi takohet me homologun e tij hungarez Pal Shmit.

2 dhjetor 2010
Astana Kazakistan
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi u takua sot me homologun e tij hungarez Pal Shmit ne kuader te punimeve te Samitit te OSBE-se qe po mbahet ne kryeqytetin kazak ne Astana.
Presidenti Topi vuri ne dukje frymen e marredhenieve shume te mira te miqesise e te bashkepunimit midis dy vendeve tona duke nenvizuar faktin se ne vleresojme vecanerisht mbeshtetjen e vazhdueshme qe Hungaria i ka dhene proceseve euro-integruese te Shqiperise si dhe duke shprehur besimin e palekundur ne vazhdimesine e ketij bashkepunimi me synim zhvillimin e partneritetit te perbashket. Ne kete pike Presidenti Topi theksoi rendesine e zhvillimit te metejshem te ketij bashkepunimi duke pasur parasysh qe Hungaria ne fillim te vitit 2011 do te jete Kryesuesja e radhes e Bashkimit Evropian.
Nga ana e tij Presidenti hungarez Pal Shmit pasi vleresoi si shume te mira marredheniet historike mes dy vendeve tona e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar per vullnetin dhe vazhdimesine e perkrahjes se Hungarise per permbushjen e aspiratave integruese shqiptare per tu bere pjese e familjes se madhe evropiane. Presidenti Shmit theksoi rendesine e zhvillimit te metejshem te marredhenieve dypaleshe ne te gjitha fushat por edhe ne kuader te bashkepunimit te frytshem ne organizmat nderkombetare sic eshte edhe OSBE-ja.
Te dy homologet diskutuan dhe ndane pikepamje te perbashketa edhe per sa i perket situates se qendrueshme dhe zhvillimit te metejshem ekonomik te mbare rajonit te Ballkanit ku te gjitha vendet e tij jane te orientuara drejt integrimit euro-atlantik.