E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret zv/ministrin e Puneve te Jashtme te Gjeorgjise z. David Jalagania

Kryeministri Berisha priti sot ne takim zv/ministrin e Puneve te Jashtme te Gjeorgjise z. David Jalagania. Gjate takimit Kryeministri Berisha dhe zv.ministri Jalagania vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve politike midis dy qeverive dhe vendeve bazuar mbi miqesine tradicionale midis dy popujve.

Nga ana e tij zevendesministri David Jalagania i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta te Presidentit Mikheil Saakashvili dhe Kryeministrit te Gjeorgjise si edhe vleresoi arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare ne reformat e ndermarra ne te gjitha fushat ne vecanti arritjet historike te anetaresimit te vendit ne NATO liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare per vendet e BE-se sidhe hapat e shpejte drejt integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Me tej ne takim u diskutua per vendimin per heqjen e vizave midis Shqiperise dhe Gjeorgjise. Ne vijim Kryeministri Berisha shprehu mbeshtetjen e plote te Shqiperise per aspiraten e Gjeorgjise per anetaresim ne NATO per te cilen zv/ministri Jalagania i shprehu mirenjohjen me te thelle te vendit te tij.

Ne takim u rikonfirmua vendosmeria e te dy qeverive dhe vendeve per zgjerimin dhe thellimin e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimeve tregtare ndermjet dy vendeve duke kompletuar te gjithe kuadrin ligjor per lehtesimin e tij.


01/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›