Ne prefekturen e Shkodres zhvillohet mbledhja emergjente e Keshillit te Ministrave

- Situata e krijuar nga reshjet ne Shkoder dhe ne zonat perreth eshte nen kontroll te plote.
- Kryeministri kerkoi qe te instalohet me pergjegjesi te plote dhe me te gjithe kapacitetet skema e evakuimit te popullates.
- Nuk mund qe askush te ndihet i braktisur ne kete situate perkundrazi i kemi te gjitha mundesite qe ti gjendemi prane cdo familjeje kudo qe ndodhet ajo dhe ta ndihmojme.
Nen drejtimin e Kryeministrit u zhvillua sot pasdite ne prefekturen e Shkodres mbledhja emergjente e Keshillit te Ministrave e cila mori ne shqyrtim situaten e krijuar ditet e fundit ne qytetin e Shkodres dhe te zonave perreth si rezultat i reshjeve te shtuara.
Ne kete mbledhje merrnin pjese gjithashtu Kryetarja e Kuvendit prefekti dhekryetari i bashkise se Shkodres kryetari i qarkut Drejtori i Emergjencave Civile Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit drejtues te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura kryetarete njesive vendore te prekura nga permbytjet drejtues te bordit te kullimit drejtues te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve etj..
Duke falenderuar fillimisht autoritet vendore per angazhimin me pergjegjesi per perballimin e gjendjes se krijuar Kryeministri beri nje panorame te situates ku vleresoi se ajo eshte plotesisht nen kontroll dhe nuk ka moment kritik. Ndonese ne keto kushte te kontrollueshme Kryeministri kerkoi qe te funksionoje me shpejtesi i gjithe mekanizmi i emergjences. Nuk ka nje moment kritik sot. Liqenet e Komanit dhe te Vaut te Dejes jane mbajtur ne nivelet e uleta dhe te mesme por ne duhet te pergatisimin ate qe eshte kryesore evakuimin. u shpreh Kryeministri.
Kryeministri kerkoi qe te instalohet me pergjegjesi te plote dhe me te gjithe kapacitetet skema e evakuimit te popullates. Duhet ta bejme kete ne keto kushte ne menyre qe te mos kemi nje emergjence shume te madhe qe pastaj veshtireson te gjithe nderhyrjen dhe komplikon ate. Por skema e evakuimit do te jete e instaluar nga te gjithe permasat e saj tha Kryeministri.
Gjate mbledhjes u diskutua gjeresisht plani dhe skema e perballimit te situaten per cdo aspekt ne rast te perkeqesimit te saj ne kushtet e vazhdimit apo edhe rritjes se reshjeve dhe per pasoje rritjes se prurjes se ujerave te lumenjve.
Kryeministri kerkoi nga autoritet pergjegjese dhe ekspertet e fushes hartimin e nje skeme te posacme per mbrojtjen maksimale te ujesjellesave. Duhet te kete nje skeme te perpunuar qe sonte per te vendosur mbrojtjen maksimale te mundshme perreth ujesjellesave dhe pompave te tyre vjet jane mbrojtur me heroizem ne kushtet me te renda por sivjet duhet tia dalim te parandalojme dhe te mbrojme me cdo kusht ujesjellsat.
Gjithashtu kryeministri vleresoi se sivjet gjendja teknike e sistemit te pompave si dhe sasia e tyre eshteme e mire se vitin e kaluar duke kerkuar keshtu nga inxhinieret perkates skemat me efikase per mbrojtjen e kanaleve te shkarkimit. Vjet kishim nje numer te kufizuar pompash sivjet kemi pompa ndaj dhe te shfrytezojme te gjitha mundesite per perdorimin e sistemit te pompave. Te gjitha bordet e kullimit do te ndahen ne dy grupe njeri grup do te beje Vjosen tjetri do te vije ketu. Nuk duhet te kete borde kullimi tjeter kund pervec Shkodres Lezhes dhe Vjoses. Kudo qe ata te jene te meren ne sherbim brenda te gjitha rregullave te strehohen te behet cdo gje por te gjenden te gjitha mjetet dhe ne rast se atyre u duhen mjete te tjera nga kompani te ndryshme te kene cdo gje disponibel. Pra bordet e kullimit duhet te perqendrohen ne Shkoder dhe ne rast nevoje te spostohen ne Lezhe sepse dhe Lezha eshte vulnerabel.
Kryeministri kerkoi gjithashtu edhe perqendrimin e ushtrise ne rast se eshte e nevojshme si dhe gadishmerine e policise. Ju kryeni detyren e parashikimit te te gjitha situatave ndaj do te ofroni ketu cdo gje per tu perballe me shpejtesine me te mahde me secilen situate qe krijohet. Te mos kete nevoje te presim te nisim nga Tirana por te jene ketu. Koha eshte e pershtatshme optimale te gjeni ku do ti dislokoni dhe te terhiqni ketu te gjitha mjetet qe mund tu duhen ne cdo rrethane sikunder duhet te keni te precizuar planin e evakuimit te cdo familjeje. Kur te lipset qe te behet nje evakuim total duhet te jeni te gatshem ta realizoni ate ne kohen me te shkurter dhe menyren me te sigurte. Kjo ehste e domosdoshme. Nei pergatisim gjerat dhe rrime gati.
Ndersa per sa i perket kryetareve te komunave Kryeministri kerkoi prej tyre qe te bejne nje pune maksimale per te bindur qytetaret per evakuim dhe te mos presin ngritjen e metejshme te ujit.
Kryetaret e komunave duhet te bejne nje pune te jashtezakonshme per te bindur qytetaret per evakuim te mos presin ngritjen e ujit. Sivjet e kemi ate mundesi ndaj dhe te filloje te shpejtojme procesin e evakuimit. Natyrisht ushqimi per njerezit nuk diskutohet por te merren masa per ushqimin per bagetine gjedhet apo te imtat. Te shikohet mundesia ku te vendosen por asnje gje e gjalle te mos na humbasi. u shpreh kryeministri.
Nder te tjera Kryeministri kerkoi nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe asnje fshat te mos lihet pas dore por cdo lagjeje e cdo familjeje do ti jepet perparesia e duhur. Duhet te kemi nje lidhje konstante. Perqendrimin total duhet ta kemi ne zonen e permbytur por absolutisht nuk duhet te injorojme dhe te leme pa kujdesje te plote cdo familje cdo fshat dhe cdo lagje. Duhet te shpallim gjendjen emergjences dhe ne cdo moment duhet te operojme si ne gjendje emergjence dhe ne rastin me te pare duhet te ecim si ne rastin e fatkeqesise natyrore qe quhet ne ligj pra menjehere duhet te procedojme pa hezituar. tha Kryeministri.
Ne fjalen e mbajtur ne fillim te kesaj mbledhje Kryeministri Berisha u shpreh
Se pari falenderoj autoritet vendore per angazhimin me pergjegjesi te tyre. Gjate ketyre dy javeve te fundit ka patur aspekte probleme kercenuese nga vershimet e medha kryesisht te lumenjve te Alpeve por natyrisht nuk ka qene indiferente edhe lugina e e Drinit te Zi dhe Drinit te Bardhe. Por te papermbajtura dhe te jashtezakonshmeprurjet sic dihej ishin nga Valbona lumi Curraj dhe te gjithe lumenjte e tjere te Alpeve Kiri deri dhe Perroji i Thate pra ishin Alpet ato qe kane shkarkuar prurje. Vetem Valbona me mbi 1500 meter kub ne sekonde.
Situata ne kaskade ka qene nje situate e parapergatitur. Fierza ka qene ne nivelin 282 metra pra nje rezervuar prej rreth 14 metra thellesi. Po keshtu dy liqenet Koman dhe Vau i Dejes kane qene ne kuotat e uleta te mundshme. Kjo gjithnje duke parashikuar mundesite e shumefishimit te prurjeve. E verteta eshte se prurjet e Alpeve tejkaluan cdo lloj parashikimi pasi Valbona nuk ka patur ndonjehere ne histori prurje prej 1500 m3 kub ne sekonde dhe pastaj keto masa kane qene prurje te lumenjve te tjere Kiri po keshtu nga ana e tij. Kesaj here ishte liqeni me burimet dhe prurjet qe vazhdoi rritjen panderprere te nivelit.
Ditet e fundit natyrisht prurjet e Fierzes ne menyre konstante kane qene mbi 1000 m3 ne sek. Pra kjo eshte situata.
Para nesh del si detyre tekrijojme me shpejtesi te gjithe mekanizmin e emergjences. Nuk ka nje moment kritik sot. Liqenet e Komanit dhe te Vaut te Dejes jane mbajtur ne nivelet e uleta dhe te mesme por ne duhet te pergatisim ate qe eshte kryesore evakuimin. Ne duhet te instalojme me pergjegjesi te plote dhe me te gjithe kapacitetet skemen e evakuimit te popullates. Duhet ta bejme kete ne keto kushte ne menyre qe te mos kemi nje emergjence shume te madhe qe pastaj veshtireson te gjithe nderhyrjen dhe komplikon ate. Por skema e evakuimit do te jete e instaluar nga te gjithe permasat e saj.
Duke filluar nga livadhet e ne te gjitha komunat qe kane premisat e permbytjes qe jane me potencial per tu permbytur. E kemi te fresket situaten e vjetshme ku vepruam me shpejtesi te rrufeshme dhe nuk pati humbje ne jete njerezish. Por kjo eshte nje apel qe ne te marrim tani cdo mase per instalimin e skemes me eficente per evakuimin. Te lirohen konviktet te prenotohen hotelet te sillen elementet e nevojshme per banoret ushqimet veshjet shtrojat kushtet per kopshtet per femijet shkollimin per femijet ne shkolla te tjera sherbimin shendetesor dhe kjo duhet te behet me pergjegjesi te madhe. Une kam shume besim se kryetaret e komunave kane nje angazhim te madh. Kryetari i Bashkise se Shkodres prefektura do te veproje me shpejtesi. Ne na duhet qe askush te mos kercenohet nga kjo situate.
Parashikimet sinoptike ashtu sic i ndiqni vete nuk jane dhe aq te favorshme por ne kemi mundesi te plote te kalojme pasojat e ujerave te shumta qe mund te shtohen gjate diteve qe vijne dhe qe ne fakt nuk jane te pakta sepse edhe sot lumenjte e Alpeve nga Valbona deri ne Perroin e Thate jane ne rritje te ndjeshme duke shtuar edhe Drinin por i kemi te gjitha kushtet forcat e rendit forcat e ushtrise forcat e emergjences civile duke nxjerre ketu te gjitha ekipimet e nevojshme automjetet varkat transformatoret pompat te instalohen dhe kalojne te gjitha ne gatishmeri.
Pavaresisht se nuk e kemi situaten e vjetshme kjo nuk do te thote qe ne mund te veprojme me me pak energjizem shpejtesi sec kemi vepruar vjet.
Nderkohe Shkodra problematiken e madhe e ka ne nen Shkoder por dhe ne zona te tjera qe perballen me veshtiresi serioze. Duke ardhur ketu nga Boga me vjen nje mesazh. Jemi ne nje situate shume te veshtire ndaj dhe ne duhet te jemi te gatshem qe aty ku eshte emergjenca aty te jemi edhe ne. Nuk mund qe askush te ndihet i braktisur ne kete situate perkundrazi i kemi te gjitha mundesite qe ti gjendemi cdo familjeje kudo qe ndodhet ajo dhe ta ndihmojme.
Natyrisht thirrja dhe apeli im eshte qe urdhrit per evakuim do ti pergjigjet cdo shtepi. Nuk ka nevoje te perdorim nje urdher detyrues pasi vjet kjo funksionoi dhe kryetari i komunave dhe Kryetari i bashkise arriten qe kete proces ta realizojne ne menyren me civile.
Ne duhet te funksionojme me vendosmeri te madhe dhe eficence te plote.
30/11/2010