Presidenti Topi takon Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova

3 qershor 2012
Mostar, Bosnje-Hercegovinë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një takim pune me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, në kuadër të Samitit të 10-të rajonal të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Bosnje-Hercegovinë.
Kreu i Shtetit, Bamir Topi, pasi vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara, në përkrahjen e vazhdueshme për evidentimin dhe vlerësimin e pasurive e vlerave historike e kulturore të Shqipërisë e të vendeve të rajonit, theksoi rëndësinë e shtimit të bashkëpunimit të institucioneve shqiptare me UNESCO-n, për ruajtjen me shumë kujdes të pasurive kombëtare nëpërmjet bashkëveprimit me projekte të ndryshme.
Presidenti Topi shprehu bindjen në përkushtimin e duhur të autoriteteve shqiptare në mënyrë që ky proces të vijojë me sukses, duke vlerësuar në këtë drejtim, edhe rolin e kontributin institucional e personal të Drejtores së Përgjithshme të UNESCO-s, Bokova.
Duke diskutuar mbi temën e rëndësishme të këtij Samiti të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore “Trashëgimia fetare dhe kulturoro-historike, si bazë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet shteteve”, rezultatet e deritanishme dhe projektet e së ardhmes, Presidenti Topi dhe zonja Bokova vunë në dukje se takime të tilla dëshmojnë për dëshirën dhe vullnetin e mirë të rajonit tonë për ndryshim dhe për progres, për të ndërtuar ura të qëndrueshme komunikimi dhe besimi në çdo fushë, si dhe për të forcuar marrëdhëniet e bashkëjetesës fetare e kulturore. Në këtë drejtim Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, duke filluar në ato të UNESCO-s.
Drejtorja e Përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi, vlerësoi rolin e rëndësishëm konstruktiv të Presidentit Topi në nxitjen e zgjerimit të marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve të rajonit, veçanërisht atyre kulturore e artistike, si dhe garantoi se organizata që ajo drejton do të vazhdojë të ndihmojë vendin tonë në projektet kombëtare dhe strategjitë e së ardhmes. Zonja Bokova dhe Presidenti Topi, në këtë kontekst, vlerësuan edhe njëherë bashkëpunimin e frytshëm dhe aktiv që Shqipëria gëzon me UNESCO-n në të gjitha fushat e saj të kompetencës, dhe veçanërisht në fushën e kulturës.