Presidenti Topi takon Kryeministrin e Islandës, Geir H. Harde.

26 gusht 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në një takim Kryeministrin e Islandës, Geir H. Harde dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vendin tonë.
Kryetari i Shtetit i uroi z. Harde mirëseardhjen në Shqipëri në këtë vizitë të parë, duke vënë në dukje se të tilla vizita dhe kontakte të niveleve të larta kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Islandës. Presidenti Topi shprehu interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve në fushën ekonomike, më konkretisht në atë energjetike, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
Në këtë takim, Kreu i Shtetit, duke vënë në dukje përpjekjet serioze të vendit tonë për përballimin e sfidës së anëtarësimit në NATO, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që Islanda i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
Duke folur për zhvillimet më të fundit në rajonin tonë, Presidenti Topi i shprehu Kryeministrit Harde mirënjohjen për vendimin e qeverisë islandeze për njohjen e menjëhershme të shtetit të ri të Kosovës.
Nga ana e tij, Kryetari i qeverisë islandeze, duke falënderuar Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë dhe duke vlerësuar progresin e Shqipërisë në vitet e fundit, nënvizoi interesin e qeverisë së tij për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke garantuar mbështetjen në proceset integruese të vendit tonë. Z. Harde siguroi gjithashtu se Parlamenti i Islandës do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO brenda këtij viti.